Ministeriali perëndimor për arsimin
Rama: Jemi në drejtimin e duhu

Ministeriali perëndimor për arsimin<br />Rama: Jemi në drejtimin e duhu
Kryeministri Rama mori pjesë në ministerialin e  Ballkanit Perëndimor për arsimin në qytetin e Vlorës së bashku me ministrat e arsimit nga: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Rama u shpreh se nevoja që ka arsimi shqiptar është të krijojë një besueshmëri sepse sistemi arsimor nuk duhet të dhe nuk është fitimprurës përkundrazi duhet të japë fitim

Sipas kryeministrit askush nuk mund t’ia dalë mbanë vetëm. Gjithashtu Rama theksoi se sot Shqipëria është në drejtimin e duhur ndërsa Europa jo.

“Është fantastike që ne kemi mundësinë që të jetojmë në një epokë të re për rajonin tonë. Të kemi mundësinë të përdorim instrumente bashkëpunimi që nuk i kanë pasur pararendësit tanë. Me gjithë dashamirësinë e mundshme me gjithë vullnetin e mirë a mundet ndonjëra nga vendet tona në rajon t’ia dalë mbanë më vete. Më së fundi arritëm paqen mes nesh dhe tani që jemi të gatshëm të jemi në drejtimin e duhur nuk është Europa në rrugën e duhur. Është ky fati ynë që të jetojmë në këtë kontradiktë por për arsye të mungesë së burimeve dhe një tradite të vjetër dhe për arsye të një papunësie të madhe tek të rinjtë ne e shohim veten në një situatë të rrezikshme. Po ashtu edhe për shkak të kërcënimeve me të cilat përballen shoqëritë tona kërcënime që kanë të bëjnë me uljen apo rënien e besimit në Europë sidomos tek të rinjtë.”­ u shpreh Rama.

Platforma e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim iniciativë e Bashkimit Evropian për të zgjeruar bashkëpunim rajonal në fushën e arsim po zhvillon takimin e radhës në Vlorë, në datat 2 dhe 3 korrik. Ndërkohë më herët ka folur edhe ministrja Nikolla e cila vlerësoi Platformën e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim, që sipas saj ofron hapësirën dhe mjetet më efikase për të avancuar në reformat arsimore duke ndarë praktikat më të mira, por edhe vështirësitë.

“Sot, vendet tona përballen me të njëjtat sfida sociale dhe ekonomike. Në këtë kuadër, rëndësia e arsimit cilësor dhe të kualifikimit korrekt është baza për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ndaj Qeveria Shqiptare mori përgjegjësinë për ndërhyrje të plota dhe të thella në sistemin arsimor, që ishte lënë inertsisë e gati gati në rënie të lirë,  duke filluar menjëherë reformat në tërë sistemin për mos të humbur më asnjë ditë”, tha Nikolla.


Nënshkruhet marrëveshja e parë e bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni në fushën e arsimit dhe shkencës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe shkencës, e cila është marrëveshja e parë e këtij lloji mes dy shteteve.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në takimin e katërt ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Vlorë, organizuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Platformës për Arsim dhe Trajnim për Ballkanin Perëndimor

Ministri Bajrami, me këtë rast theksoi se pas marrëveshjes që është nënshkruar me Republikën e Shqipërisë, është ky një tjetër moment shumë i rëndësishëm, pasi për herë të parë po nënshkruajmë një marrëveshje për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë për të intensifikuar bashkëpunimin në fokus të ndërtimit të standardeve të larta të cilësisë.

“Vendet tona janë në proces të reformimit të sistemit arsimor dhe padyshim që Kosova dhe Maqedonia janë dy shtete fqinje dhe që mund të bashkëpunojnë shumë në sferën e arsimit”, tha ministri Bajrami, cituar në njoftimin e dërguar.

Ndërsa, ministri Ademi thekoi se me këtë marrëveshje thellohet bashkëpunimi, duke filluar nga këmbimi i përvojave të dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit në këmbimin e literaturës së mësimdhënësve, nxënësve, studentëve, por edhe mundësia e aplikimit të dy vendeve në shfrytëzimin e projekteve evropiane, që janë të rëndësishme edhe për zhvillimin e arsimit në përgjithësi, por edhe për hulumtimet shkencore.

Gjatë ditës, ministri Bajrami është takuar edhe ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Predrag Boshkovic, me të cilin ka biseduar për arsimimin e shqiptarëve që jetojnë atje dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit.

Një takim joformal, ministri Bajrami ka zhvilluar edhe me ministrin e Arsimit të Serbisë, Serdjan Verbic, ku ka biseduar po ashtu për arsimimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe procesin e njohjes bilaterale të diplomave mes dy vendeve.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë