Cakaj: Reforma zgjedhore jo kusht për integrimin, si po ecin marrëdhëniet me Greqinë dhe skeptikët

TIRANE - Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ishte i pranishëm këtë të martë në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit ku ka folur në lidhje me procesin “Screening”. Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negociimit.

Ministri shtoi se këtë vit është me rëndësi të angazhohet mbarë arsenali politik dhe diplomatik i vendit, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. 

"Komisioni Evropian vlerëson largimin e 88 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Vitin e kaluar vendimi i Këshillit është diktuar nga klima elektorale. Këtë vit është esenciale për Shqipërinë të mundësojë që rekomandimet e këshillit të shndërrohen në vullnet politik", - tha Cakaj.

Një arritje tjetër sipas tij, është ngritja e trupave të reja në drejtësi dhe për këtë, Komisioni ka vlerësuar zhvillimet e dhjetorit 2018, përkatësisht ngritjen e KLP, KLD dhe KED, gjë që ka hapur shtegun për vendosjen e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve brenda afateve të parapara ligjore.

Cakaj u pyet edhe në lidhje me deklaratat e kryeministrit grek, Mitsotakis në lidhje me çështjen e minoritetit. Duke mos preferuar që të jap komente mbi këtë deklaratë, ministri në detyrë theksoi çështja e minoritetit në Shqipëri është e qartë dhe se qeveria shqiptare ka nisur kontaktet me qeverinë e re greke me qëllim heqjen e barrierave të integrimit. 

Me qeverinë e mëparshme greke kemi pasur proces aktiv komunikimi e nuk ka pasur barriera për integrimit. Dhe me qeverinë aktuale jemi në kontakte, por Shqipëria është ne pozicionin që duhet të marrë mbështetje politike për të pasur një vendim në tetor. Nuk mund të komentoj mbi motivet apo llogarite e çfarëdo lideri. Situata e minoritetit grek në vend është publike dhe e shumë e qartë”, tha Cakaj. 

Kjo seancë dëgjimore u kërkua nga Rudina Hajdari, kryetare e komisionit parlamentar të integrimit. I pyetur nga Hajdari se a do të ndiqen të gjitha rrugët institucionale dhe rrugët ligjore për reformën zgjedhore, dhe a "mendoni se kjo reformë që do jetë kusht kryesor për Shqipërinë, mendoni se duhet të ndodhë jashtë kuadrit institucional", Cakaj u përgjigj:  Reforma zgjedhore ka qenë një element me rëndësi në shërbim të hapjes së negociatave por nuk ka qenë kusht formal. Shqipëria nuk ka asnjë problem me plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

Diskutimet ne Komision

Rudina Hajdari: Komisioni i Integrimit ka dërguar disa shkresa që prej publikimit të raportit të KE, dhe si praktikë ne duhet ta kemi planin e veprimit që MEPJ jep. Kemi dërguar disa email, kërkesa për t'ju patur ju në seancë dëgjimore. Duke marre parasysh rolin tonë, pse nuk është respektuar ligji  i institucionit te Kuvendit?

Gent Cakaj: Afati i përcaktuar prej ligjit aktual është 3 javë. Kur raporti publikohet në mes të vitit, si në këtë rast në maj, ka qenë e vështirë që plani të zbërthehet në plane konkrete. Ka kërkuar gjykim të hollësishëm teknik se cilat prej masave duhet të barten vitin e ardhshëm. Eshtë shumë problematike të diskutohet për afate kohore të prera se kur do të diskutohet. Procesi i planit të masave ka qene më i vështirë për shkak të shkaqeve rrethanore. Shqipëria nuk është në faza që të përballojë një plan dosido. Teknikisht ne sot e kemi dorëzuar draftin e raportit. Plani i masave do diskutohet dhe miratohet në Këshillin e Ministrave

Rudina Hajdari: Kemi hasur problematike me vendet anëtare të cilat janë skeptike si Holanda, Franca, Danimarka dhe së fundmi Greqia. A jeni i informuar se cili është niveli i zbatimit, çfarë është një nivel i kënaqshëm për këto vende skeptike që këto vende të mos hezitojnë kur të jepet vendimi?

Gent Cakaj: Ndonëse ju përmendët 5 shtete që kanë qëndrime skeptike, është vlerësim i juaji pasi unë mund të kem përshtypje të tjera. Problemi është se këto vende kanë specifika të tyre dhe asnjëherë problemet e tyre nuk lidhen me një çështje të vetme. Qasja jonë ka qenë që pavarësisht qasjeve të tyre të kemi një plan komunikimi me secilin vend. Ju përmendët dhe shqetësimin e krimit të organizuar. E para ky është një diskutim për fushatë dhe hapjen e negociatave. Shqipëria është një vend me shumë probleme por thelbi i çështjes është që nëse Shqipëria ka akumuluar një masë. Ne jemi në situatën kur jemi duke kryer vetingun si një ndërmarrje paraprake për të merituar hapjen e negociatave. Meritat e Shqipërisë nuk vihen në pikëpyetje. Shkalla e krimit të organizuar mund të vlerësohet ndryshe nga vende të ndryshme

Rudina Hajdari: Keni bërë një takim me kryeministrin në Gjermani, me kancelaren Merkel, dhe komisioni i integrimit do ishte i interesuar se çfarë është thënë në këto takime? A ishin ata të kënaqur me ecurinë e reformës në drejtësi? Çfarë masash do merren sa i përket dështimit të këtyre figurave që janë lakuar si persona problematikë? A kanë kërkuar të ketë gjykim të ashpër për politikanët e korruptuar?

Gent Cakaj: Unë tani jam në një pozicion të vështirë se qëndroj mes dy poleve problematike politik. Jam i detyruar të ruaj fshehtësinë e takimeve në Gjermani. Por do i jap mesazhet kryesore. Sfida dhe veçoria e Gjermanisë qëndron te fakti se autorizimi i ministrit përgjegjës për të votuar për hapjen ose jo të negociatave vjen nga Budenstagu.

Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se ka një përmirësim të dukshëm të klimës

Këtu nuk jam në kapacitetin për të thënë se kur do ngrihen institucionet e reformës në drejtësi

Rudina Hajdari: Në gjykimin tuaj mendoni se reforma zgjedhore do ndjekë të gjitha rrugët institucionale dhe rrugët ligjore? Mendoni se kjo reformë që do jetë kusht kryesor për Shqipërinë, mendoni se duhet të ndodhë jashtë kuadrit institucional?

Gent Cakaj: Reforma zgjedhore ka qenë një element me rëndësi në shërbim të hapjes së negociatave por nuk ka qenë kusht formal. Shqipëria nuk ka asnjë problem me plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.

Ralf Gjoni: Ku jemi me përgatitjen e procesit të hapjes së negociatave? Sa grupe pune janë ngritur nga MEPJ? Kush janë negociatorët? Çfarë kapacitetesh kanë? Kemi nevojë për ekspertë të huaj? Si po koordinohet raporti ndërinstitucional?

Gent Cakaj: Aktualisht janë ngritur grupet e punës që korrespondojnë me numrin e kapitujve përkatësisht 35

Ralf Gjoni: Jemi të shqetësuar për deklaratat e kryeministrit grek. Për çfarë po flet kryeministri grek dhe a jeni në bisedime me Greqinë. Se për çfarë dhunimi të drejtash e ka fjalën kryeministri grek dhe pse po aludohet për një kushtëzim të hapjes së negociatave?

Tek çështja e Greqisë. Me qeverinë paraprake kemi pasur proces aktiv komunikimi dhe natyrisht me qeverinë aktuale jemi në proces të konsultimeve që të adresojmë të gjithë çështjet që mund të shfaqin pengesë në rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria është në pozicionin ku duhet të marrë mbështetje politike dhe kjo është e nevojshme për të pasur një vendim pozitiv në tetor.

Ralf Gjoni: A ka pasur shqetësim me shkrim nga ministria e jashtme greke ndaj ministrisë tuaj sa i përket dhunimit të së drejtave të minoritetit grek në Shqipëri? Deklarata e kryeministrit ka qenë për konsum të brendshëm politik grek, apo ka pasur komunikim zyrtar?

Gent Cakaj: Qëndrimet dhe shqetësimet lidhur me gjendjen e minoritetit grek janë tërësisht publike, unë nuk mund të flas për ndonjë shqetësim më konkret

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!