Deklaratat e bëra së fundi nga ambasadori i Kinës në Francë, që vënë në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike, sikurse Ukraina, janë kritikuar nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të bllokut evropian.
“Janë krejtësisht të papranueshme”, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, para nisjes së takimit në Luksembur me homologët e tij nga shtetet e BE-së.Shpresoj që shefat e këtij ambasadori do të qartësojnë këto deklarata”, shtoi ai.
Lidhur me qëndrimin e tij nëse Krimea – gadishulli ukrainas që u aneksua paligjshëm nga Moska më 2014 – ishte pjesë e Ukrainës ose jo, ambasadori kinez në Paris, Lu Shaye, tha se historikisht ky gadishull ka qenë pjesë e Rusisë dhe i është dhënë Ukrainës nga ish-lideri sovjetik, Nikita Khrushchev.
“Këto shtete të ish-Bashkimit Sovjetik nuk kanë status në të drejtën ndërkombëtare sepse nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e sovranitetit të tyre”, tha Shaye në një intervistë për një televizion francez.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se deklarata të tilla “janë krejtësisht të papranueshme”, duke shtuar se tri shtetet e Baltikut do t’i kërkojnë Kinës për të qartësuar nëse ka ndryshuar qëndrimin zyrtar.
Po ashtu, kundër deklaratave të ambasadorit kinez më herët u deklaruan edhe Franca, Ukraina dhe tri shtetet e Baltikut.
Këto deklarata të ambasadorit kinez në Francë, vijnë teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon. Kina, aleate e Rusisë, nuk e ka dënuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë, por ka kërkuar që konflikti të zgjidhet përmes dialogut.REL
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
65.5%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Kinë, vajza bie nga 12 metra lartësi nga teleferiku mbi pistën e skive! Shikoni pamjet e frikshme
9 Janar, 13:46
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbin territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20