Ministrat e financave G7 dënojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë: Agresioni i Rusisë është i pamotivuar

Ministrat e financave G7 dënojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë: Agresioni i Rusisë është i pamotivuar

Shtetet që bëjnë pjesë në grupin G7

Në takimin e fundit virtual nën presidencën gjermane, ministrat e financave të G7 (që bashkon Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Bashkimin Evropian) përsëritën në një deklaratë të përbashkët se G7 do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Do dënojnë luftën e agresionit të Rusisë dhe humbjen tragjike të jetës si edhe sulmet e vazhdueshme çnjerëzore dhe brutale të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht objekteve të energjisë dhe ujit, dhe qyteteve në të gjithë Ukrainën.

Gjithashtu në deklaratë u tha se G7 do ketë  një impenjim moral për të ndihmuar Ukrainën t'i rezistojë agresionit të pamotivuar të Rusisë,  një agresion, që për shtetet demokratike është gjithashtu një sulm mbi themelet e sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Deklarata kujton se G7 ka mobilizuar gjithsej 32.7 miliardë dollarë ndihmë buxhetore për Ukrainën në vitin 2022 dhe plani është të sigurojë 32 miliardë dollarë të tjerë në 2023. 


Lajmi kryesor:

10 mijë varre të reja në Mariupol! Senati amerikan miraton 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League

VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League