Ministrat e mbrojtjes të G7 mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO

Ministrat e Mbrojtjes të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, mbështesin “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimeve të plota euro-atlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO”, thuhet në një deklaratë të publikuar të shtunën.

“Ne theksojmë qëllimin tonë për të vazhduar ndihmat për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake afatshkurtër dhe afatgjatë” në konfliktin e saj me Rusinë, thanë ministrat e vendeve të G7 gjatë takimit të tyre në Napoli të Italisë.

Në grupin e shtatë demokracive më të industrializuara përfshihen Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në bisedimet në Napoli morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, vendi i të cilit mban kryesinë e G7 për vitin 2024, Guido Crosetto, tha se një nga pikat më të forta të takimit në Napoli ishte mbështetja e fortë për Ukrainën, e cila po lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj nga agresioni rus.

“Ne dënojmë pa rezerva agresionin e Moskës, e cila ka zgjedhur të përdor forcën kundër një shteti sovran dhe metodat e një lufte hibride si dhe një retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, tha Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.

Deklarata përfundimtare e lexuar nga shefi i mbrojtjes italiane, theksoi gjithashtu "mbështetjen e fortë për Ukrainën" ndërsa shprehu shqetësimin për "intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kinës dhe Rusisë", si dhe zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ky është rasti i parë në historinë e G7 që takimi i kushtohet çështjeve të mbrojtjes në një program të nivelit ministror./ VOA

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Mbappe dhe Vinicius, Real Madrid fiton 1-2 në Vigo dhe barazon Barcelonën në krye të La Ligas! Rekord nga Modric

Mbappe dhe Vinicius, Real Madrid fiton 1-2 në Vigo dhe barazon Barcelonën në krye të La Ligas! Rekord nga Modric