Mero Baze: Si mund të jetë Argita ende pedagoge për 'drejtësinë'?

Mero Baze: Si mund të jetë Argita ende pedagoge për 'drejtësinë'?

Argita Malltezi

Debati i fundit publik i Argita Berishës me gjyqtaren e babait dhe burrit të saj, Irena Gjoka, është e mjaftueshme për të kuptuar mes të tjerash se kush i “edukon” studentët e drejtësisë në Shqipëri.

Argita Berisha është pedagoge në Fakultetin shtetëror të Drejtësisë. Me egërsinë e trashëguar në kromozone nga babai i saj, del e shpif publikisht pa ju dridhur zëri për një gjyqtare me të cilën është në konflikt interesi, pasi i ka arrestuar babain dhe burrin për korrupsion madhor. 

Vepra e saj e parë penale është shantazh mbi drejtësinë, pasi sulmon një gjyqtare që i ka arrestuar babain dhe burrin.

Por nuk jam duke u marrë me këtë çështje.

Ajo që është shqetësuese është se zonja në fjalë është pedagoge e drejtësisë.

Tani merreni me mend s çfarë shembulli i krijohet një studenti nga pedagogia e tij për drejtësinë. 

Leksioni i parë është nëse një gjyqtare ju arreston babin a burrin, sulmojeni, shpifni, sajojini historia të së shkuarës dhe mos harroni gjithmonë që ka marrë dhe 500 mijë euro, por për këtë nuk duhen prova, mjafton të kesh vullnet ta thuash.

Leksioni i dytë është nëse kjo gjyqtarja ju padit për shpifje, dil e mbrohu, thuaj që më kallëzon ngaqë e demaskova.

Dhe leksioni i tretë dhe më i rëndësishmi, është që mos u dorëzo kurrë para drejtësisë. Nëse nuk ja del dot me shpifje, nëse nuk ja del dot me shantazhe, nëse nuk ja del dot duke e frikësuar gjyqtaren apo prokurorin, atëherë nxirr njerëzit në rrugë kundër tyre.

Nuk jam i qartë çfarë lënde jep Argita Berisha, pasi injorancën e saj nuk e duroj dot ta dëgjoj dy minuta në televizion e jo 90 minuta në leksion, por Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë duhet urgjent të marrë një vendim, të shtojë në kurrikulën e Fakultetit lëndën “Shantazhi mbi drejtësinë” dhe kjo të jetë pedagoge në këtë lëndë. 

Nëse nuk e bëjnë dot, atëherë është në nderin e tyre ta heqin nga borderoja e Fakultetit, se nevojë për lekë nuk ka, pasi ka miliarda dhe vila në gjithë Evropën. 

As Fakulteti nuk ka nevojë për një pedagoge që u jep studentëve modelin e linçimit publik mbi drejtësinë.

Do të mjaftonte gjuha e saj kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve me të cilët është në konflikt interesi, për të mos e lejuar kurrë të shkelë në një auditor, pasi fyen në thelb misionin e drejtësisë edhe duke e zënë në gojë, e jo më duke e marrë nëpër gojë, siç e ka në trashëgiminë e saj familjare./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 20/10/2024 20:50

    Por eshte edhe bukurane kjo Argita!

    Përgjigju
  • Gjergj: 20/10/2024 08:06

    Èshtè katandisur puna keq nè kètè vènd dipllomash Kristali. Njèri shkencètar, tjetri pilot, kjo e Saliut qènkèsh pedagoge, Muli doktorr, taksisti arkeolog. Mbylleni atè fakultet leshi komplet, mbylleni. Bèjeni si kompleksi KALAJA dhe ftoni Mandin e Nishtullès tu kèndojè TY T,KA LALI SHPIRT, mbase kènaqni dikènd. Njè fakultet, ka nevojè pèr rregulla funksionimi, ka nevojè pèr drejtim etik dhe profesionist, ka nevojè pèr dikè ndjen detyrimin moral dhe ligjor TÈ NDALÈ tè bijèn e Sali non gratès,,tè fusè nè gropèn e gjirizit ku ndodhet vetè, edhe fakultetin, qè duhet tè ishte vèndi i dijes, vèndi ku mèsohet se si,nga ana ligjore dhe etike, NUK SILLESH SI ARGITA E SALIUT,,familje non gratash. Shpètoni fakultetet nga tallavaja e non gratave dhe siguroni pavarèsinè e shkollès nga llumi i krimit. Nuk mund tè jesh nè tè njèjtèn kohè edhe pedagog nè fakultetin e drejtèsisè,,edhe tè bèsh mafiozin shantazhues.

    Përgjigju
  • koli: 20/10/2024 03:04

    TAMAM. KJO MIZERJE,,DUHET TE FUTET NE BURG...HAJDUTE E QELBUR....

    Përgjigju
  • Lucas: 20/10/2024 02:30

    Bravo !!! Nje shkrim vertet me vend. Eshte vertet turp qe ne vendin tone nje pedagoge drejtesie te sulmoje drjetesine per interesa personale.

    Përgjigju
  • Tami: 19/10/2024 23:40

    Shume sakte Z. Mero, si gjithemone!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)

Dosja SKY ECC/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për proces Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe 6 të tjerët! Për një pushohet çështja (VENDIMI)