Ministrat e PD, puç teknik, emërime
e tendera jashtë kontrollit të Ramës 

Ministrat e PD, puç teknik, emërime<br />e tendera jashtë kontrollit të Ramës 
Gjashtë ministra dhe zv/kryeministrja e PD nuk dorëhiqen nga detyra që morën pas marrëveshjes Basha-Rama në 18 maj. Bëjnë emërime, tenderë dhe udhëzime jashtë çdo kontrolli të Kryeministrit. 

Kështu, dy ministrat teknikë Gazment Bardhi i Drejtësisë dhe dhe Helga Vukaj e Financave, tre ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, nxjerrin udhëzim që vendos tarifat e reja të shërbimit përmbarimor privat.

Gjithashtu, ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka rikthyer në detyrë te Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, Denion Meidanin, djalin e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili u shkarkua nga PS në 2013-ën. 

Vendimet e teknikëve Bardhi e Vukaj
Dy ministrat teknikë të Partisë Demokratike përkatësisht i drejtësisë Gazment Bardhi dhe e Financave Hegla Vukaj tre ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit miratojnë tarifat e reja të shërbimit përmbarimorë privat.
 
Sipas udhëzimit këto tarifa janë tashmë të detyrueshme dhe duhet të aplikohen nga cdo përmbarues në dhënien e shëbimeve.
 
Referuar tabelës për shifrat e ekzekutimeve të detyrimeve nga 1 në 100.000 lekë përmbaruesi privat paguhet 15.000 lekë.
 
Nga 100.001 në 300.000 lekë tarifa që duhet paguar nga qytetarët është 22.000 lekë ndërsa për shifrat deri në 500.000 lekë kjo tarifë arrin në 30.000 lekë.
 
Për vlerat mbi 500.000 lekë aplikohet tarifa 10 % e shumës ndërsa duke u rritur shuma që duhet të ekzekutohet % e tarifës ulet deri në kufirin maksimal jo më shumë se 15 milion lekë për vlera mbi 90.000.000 lekë.
 
Dy ministrat teknik kanë miratuar dhe tarifat për shitjen e pronave në ankand ku përmbaruesi përfiton deri në 3 % të vlerës së objektit që shitet.
 
Udhëzimi mban numrin 385/7 dhe prej 28 qershor 2017 është në fuqi me firmën e dy ministrave teknik.

tarifat e permbarimit

tarifat e permbarimit
Tabela e shifrave te Permbarimit

hegla vukaj gazmend bardhi
Ministrja e Financave Hegla Vukaj dhe Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi

Denion Meidani u hoq nga PS, riemërohet nga ministri i PD
Ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi ka emëruar djalin e ish-Presidentit Meidani, Denion Meidani drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
 
Denion Meidani është emëruar nga Bardhi para dy javësh, pra para zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Ai rikthehet në këtë detyrë, pasi më parë ka qenë në vitin 2012.

Në këtë detyrë në 2012, ai nuk qëndroi për shumë kohe dhe u emërua nën drejtor i Doganave dhe më pas drejtor i Anti-Kontrabandës, pozicioni i fundit në qeverisjen e PD, pasi u shkarkua në 2013 pas ardhjes në pushtet të PS nga Elisa Spiropali. 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi asokohe se e shkarkoi nga detyra e kreut të Anti- kontrabandës Denion Meidanin, për denkonspirim të aksionit të nisur tek KURUM.

Shkarkimi u bë me urdhër të drejtoreshës Spiropali për “thyerje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi”.

Shqipëria ndodhet në një situatë paradoksale, pasi edhe pse zgjedhjet kanë 5 ditë që kanë përfunduar ministrat teknikë të PD vijojnë që të jenë ende në detyrë. 

Paradoksi/Basha nuk mban fjalën, s'tërheq ministrat teknikë
Paradoks i paprecedentë. Në kundërshtim me vullnetin e mbi 760 mijë shqiptarëve, shprehur me votë në zgjedhjet e fundit parlamentare, në kundërshtim me marrëveshjen politike të 18 Majit, në kundërshtim me çdo parim politik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha vijon të mos tërheqë gjashtë ministrat teknikë nga qeveria ‘Rama’.

Kur kanë kaluar 5 ditë nga zgjedhjet parlamentare, ministrat teknike vijojnë punën të pashqetësuar. 

Ndonëse misioni i ministrave teknikë, në bazë të paktit politik, ka përfunduar që në momentin e numërimit të kutive të fundit të votimit, Lulzim Basha, jo vetëm nuk del nga çadra e qeverisë ‘Rama’, por ministrat e tij kanë nisur të firmosin tendera dhe të emërojnë kamikazë politikë nëpër ministri, sikur Partia Demokratike të kishte fituar zgjedhjet. Duke shfrytëzuar pamundësinë e kryeministrit Edi Rama për t’i shkarkuar, për shkak të ndarjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe anësisë politike të Presidentit Bujar Nishani, ministrat teknikë dhe stafet e tyre nuk dalin nga zyrat.

Qëndrimi i tyre sigurisht që inkurajohet nga Lulzim Basha, i cili po përdhos marrëveshjen politike me Edi Ramën. Befasuese është edhe heshtja e Sali Berishës, i cili vijon të mos mbajë asnjë qëndrim mbi këtë çështje, që kompromenton rëndës moralisht Partinë Demokratike. Pas përfundimit të misionit të përcaktuar nga marrëveshje politike Rama-Basha, pra për garantimin e zgjedhjeve nga ndërhyrja e qeverisë, misioni i ri ministrave teknike tashmë duket se është tepsia, pra përfitimi i pagës mujore prej 1 60 mijë lekësh, përfitimi i dietave, nderet dhe emërimet partiake.

Që pas përfundimit të zgjedhjeve, ata nuk janë më rojtarë të zgjedhjeve, por po qeverisin vendin, në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kjo sjellje e ministrave teknikë dhe e Partisë Demokratike legjitimon më tej shuplakën që i dhanë shqiptarët në 25 Qershor, të cilët votuan edhe një herë që kjo parti që qëndrojë larg qeverisjes së vendit.

Gjithashtu, qëndrimi i dy partive që u ndëshkuan me votë në qeveri, konfirmon tezën e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilës interesi i tyre është vetëm për ndarjen e tepsisë.

PD drejton MB, s’mban përgjegjësi për kriminalitetin
Shumica e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit i besuan Partisë Socialiste vijimin e qeverisjes së vendit. Për rrjedhojë, Partia Socialiste dhe qeveria ‘Rama’ janë përgjegjëse edhe për sigurinë e qytetarëve. Ditët e fundit janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, duke krijuar pasiguri dhe një perceptim sikur krimi po del jashtë kontrollit. Po kush mban përgjegjësi për situatën? Ministria e Brendshme vijon të drejtohet nga një përfaqësues i Partisë Demokratike, të cilës shqiptarët nuk i kanë besuar sigurinë e tyre. Situata është paradoksale.

Partia Demokratike drejton Ministrinë e Brendshme, por nuk mban përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit, pasi nuk është votuar për të qeverisur vendin. Situata në Ministrinë e Brendshme është edhe më e nderë, në kushtet kur kryeministri ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e Brendshëm, përfaqësues i LSI, por ky i fundit vijon të shkojë në zyrë, duke e konsideruar këtë detyrë si një vend të rëndomtë pune.  

dy.b-l.q/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë