Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe ai i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të marrin pjesë sot dhe nesër në konferencën ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Beograd.
Ministrat kosovarë do të jenë në këtë konferencë me të drejta të barabarta si të gjitha qeveritë e shteteve tjera të Ballkanit. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, sot në mbledhjen e Qeverisë, bën të ditur KosovaPress.
Thaçi theksoi se "marrëveshja e Brukselit ka qenë shembull dhe modë për rajonin dhe më gjerë".
Konferenca në Beograd është organizuar nga Komisioni Evropian dhe cilësohet si vazhdimësi e takimeve dhe zotimeve nga Konferenca e Berlinit për të thelluar edhe me tej marrëdhëniet mes vendeve ne rajon dhe shtyrë përpara projektet e përbashkëta.
/Shqiptarja.com