“Ministre pa kulturë, të heq nga puna natën e të qan ditën”, Marjana Kondi tregon sherrin me Kumbaron

“Ministre pa kulturë, të heq nga puna natën e të qan ditën”, Marjana Kondi tregon sherrin me Kumbaron

Aktorja Marjana Kondi dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro

Një lajm ka qarkulluar paraditen e sotme në mediat online, ku thuhej se pas dëgjesës publike që u zhvillua dje me me aktorët, ka patur një përplasje fizike mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Sqarimin e ka bërë vetë aktorja Marjana Kondi, e cila në një status në Facebook, mohon të ketë patur një përplasje fizike me ministren.

Kondi thotë se është ballafaquar me Kumbaron dhe se i ka shprehur pakënaqësitë për punën  e saj.

Mes të tjerash aktorja shkruan: ”Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për "zonjën" që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.”

Reagimi i plotë i Marjana Kondit:

Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.
Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për "zonjën" që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.
Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmënd
një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj).

Marjana Kondi, aktore

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iksi: 16/06/2018 14:36

    as njera e as tjetra sjan gjekundi. palacollek i pakultur qe kultivohet mbi dheun e asgjese. ikni moj kullotni dhite.

    Përgjigju
  • xXx: 15/06/2018 21:59

    Niveli i kesaj palo ministreje eshte zero...Kjo thjesht eshte nje kukull e shemtuar ne plote kuptimin e fjales...Nuk ka lidhje fare ky person me artin dhe kulturen...

    Përgjigju
  • Tini: 15/06/2018 19:54

    Reagimi i Marjana Kondit ndaj ministres , eshte u oapranueshem dhe tregon nivelin ordiner te komunikimit te artistes . Harroji emrin tend , nuk rshte ndonje gje madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë