Ministres franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, ka deklaruar se një satelit rus vitin e kaluar ka tentuar që të spiunojë një satelit që ofron komunikime të sigurta për ushtritë e Francës dhe Italisë.
Mirëpo ky incident, sipas ministres franceze ka ndodhur kur sateliti rus, Louch-Olymp është afruar pranë satelitit francezo-italian Athena-Fidus. Gjithashtu ajo ka njoftuar se sateliti rus njihet për aftësitë e avancuara të dëgjimit.
Është afruar shumë dhe ne mendojmë se ka gjasa që ka tentuar që të kapë komunikimet tona. Tentimi për të dëgjuar fqinjët tuaj nuk është vetëm jomiqësore. Është veprim i spiunazhit.
Florence Parly
Ministrja franceze ka deklaruar gjithashtu se zyrtarët kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe kanë mbikëqyrur satelitin rus pasi është larguar nga sateliti i tyre.