Balla: Efektivët që kanë pasur akses në 'EncroChat' apo 'Sky' do përjashtohen nga Policia e Shtetit! Do ngrihet Forcë Kombëtare për sigurinë publike

TIRANË- Ministri Taulant Balla ka paralajmëruar masa të rrepta për të gjithë ata efektivë që janë të lidhur me krimin. Policët që kanë pasur akses ose kanë aktualisht akses në rrjetet komunikimi si 'EncroChat' apo 'SkyEcc' do të përjashtohen përgjithmonë nga Policia e Shtetit. Lajmi u bë me dije nga ministri Balla, i cili po raportonte në Komisionin për Çështjet Europiane.

“Ka pasur dhe ka punonjës që janë përfshirë në botën e krimit. I kam kërkuar Policisë dhe AMP, duke qenë se jemi edhe vetë në kontakt me Europol, që të kemi informacion sa më shpejt të jetë e mundur, për çdo punonjës që do rezultojë që të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do përjashtohet nga policia edhe në rast se në ato komunikime nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal”, tha Balla.

Kjo masë e ashpër do të aplikohet për të gjithë efektivët që kanë pasur profile në këto rrjete komunikimi, që zakonisht përdoren nga grupet kriminale, ndonëse nuk ka elementë të veprës penale. Pra, do të mjaftojë një profil i hapur për t’i ‘djegur’ policëve të gjithë karrierën, ku vetë Balla tha se s’do të lejohen as ‘takimet’ virtuale me elementët e krimit.

"Fakti që ka akses në rrjet të tillë, kjo është pjesë e angazhimit tim që lidhet me kodin etik në policinë e shtetit, ndalohet që një punonjës të ulet në kafe apo restorant me persona me background kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtuale me krimin. Ky rregull do të zbatohet për të gjithë. SPAK po heton mbi gazën e të dhënave të vënë në dispozicion nga Europol dhe do kemi të dhëna konkrete”, tha Balla.

Lidhur me këtë 'pastrim' në Policinë e Shtetit, Balla tha se SPAK po kryen hetime në bazë të të dhënave që i janë vënë në dispozicion nga EUROPOL dhe më pas përfundimet do t'i kalojnë Ministrisë së Brendshme për të marrë masat për përjashtim. 

Ndërkohë, do ngrihet edhe Forcë Kombëtare e Sigurisë Publike.  Balla tha se një vendim është marrë pasi policia vendore është jo efikase, nisur nga afrimiteti që efektivët kanë me qytetarët, por jo vetëm, edhe me kriminalitetin. 

“Do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike, sipas modeleve të disa vendeve do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike sipas modeleve të disa vendeve, që do riparojë eficencën e policisë në nivel vendor", tha Balla. 

E gjitha kjo reformë sipas Ballës do të shoqërohet edhe me rritje të pagave.

“Na duhet mbështetja e kuvendit për të rritur trajtimin e tyre financiar siç më ka premtuar kryeministri në buxhetin e 2024, për të pasur një polici profesionale dhe për të rritur numrin e tyre”, u shpreh ministri.

Opozita në komision nga ana tjetër shqetësimin e ngriti për rrjedhjen e të dhënave dhe sigurisë kibernetike.

“Siguria kibernetike, jemi njohur kohët e fundit me shkelje të kodeve të procedurave të sigurisë për të dhënat e TIMS-it. Info ka qenë e pakët, ajo që ka ardhur nga partnerët. Çfarë ka ndodhur me të dhënat e TIMS?”, tha deputetja Jorida Tabaku. 

Balla mohoi se ka pasur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS dhe tha se garanton qytetarët se çdo e dhënë e tyre është e sigurt. Balla tha se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim dhe i bëri thirrje që të jetë i plotë. Ministri tha se sistemi është funksional dhe ai ra pre e sublimit kibernetik që Irani ndërmori një vit më parë ndaj vendit tonë, por theksoi se nuk ka asnjë rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.

“Një çështje që më shumë është abuzuar në publik se ka të vërteta shqetësuese lidhur me pretendime për rrjedhje të informacionit të sistemit TIMS. Garantoj çdo qytetar se të dhënat në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura, nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem i fortifikuar falë edhe mbështetjes së partnerëve, SHBA. Sistemi ynë është sulmuar si pjesë e një sulmi total gjatë verës së vitit të kaluar gjatë sulmit kibernetik verën e kaluar. Sistemi është 100% funksional. Ministri është informuar në kohë reale nga vetë personat që pretendonin për këtë problematikë dhe që nga ai moment i kam kërkuar drejtorëve të AMP dhe Policisë së Shtetit, të dy kanë inicuar hetimet e tyre qoftë Rrumbullaku qoftë drejtori i AMP dhe u kam kërkuar përfshirjen e menjëhershme të SPAK, por ka qenë rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqet nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka regjistruar një procedim që unë e mbështes”, tha Balla.  

Në fund ai paralajmëroi se në javët në vijim do të japë informacione më të detajuara për goditjen që po i bëhet disa grupeve të rrezikshme të trafikut të emigrantëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Mimi Kodheli kërkesë Ballës: Shtoni sigurinë në kufi! Vendin tim e dua të sigurt e më pas të frekuenktueshëm

 

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli i ka bërë sot një kërkesë ministrit të Brendshëm, Taulant Balla që të shtohet siguria në kufi.

Në Komisionin e Çështjeve Europiane, Kodheli tha se shqiptarëve iu duhet të rrinë me orë të tëra në aeroportet e shteteve të tjera, për të bërë verifikime, qoftë edhe ata me pasaporta diplomatike.

“Nuk kemi pasur shumë ministra në tryezë, kjo ua rrit dhe juve vlerat. Dua t’ju komplimentoj për punën tuaj edhe pse keni pak kohë në postin e ministrit.  Ne jemi të tentuar që të kërkojmë gjithçka nga forcat e rendit dhe çdo hall tonin duam ta përplasim te këto struktura. Kjo s’do të thotë se jemi në anën e duhur të kërkesave. I mbetem këtij besimi që gjithsecili duhet të bëjë detyrat e veta në këtë shoqëri. Ka nevojë për reflektim.

Procesi i integrimit mbetet detyrë mbi detyrat. Komplimente për Ministreialin dhe shpresoj që data 16 tetor do të hyjë në histori që një samit realizohet jashtë kufijve të Ballkanit, në Tiranë. Besoj shumë që çdo iniciativë që i ka pararendur procesit të Berlinit, ka qenë e mirëpritur. Është koha që Procesit të Berlinit t’i jepet më shumë rëndësi, pasi ka pasur momente të vakura. Nuk e di nëse do t’ju kërkoja më shumë për momentin kur flitet për fluksin në kufijtë shqiptare. Shqipëria ka nevojë për kufij të siguruar dhe që qytetarët duhet të jenë të sigurt.

Ne rrimë për orë të tëra në aeroportet e botës, për të bërë verifikime. Me gjithë dëshirën e madhe për të pasur njerëz që vizitojnë vendin tim. Vendin tim e dua të sigurt dhe më pas të frekuenktueshëm. Përveçse ju mbështes për punën, nuk kërkoj prej jush që të hapen pika të reja, por të shtoni sigurinë në pikat kufitare, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Kodheli.

Ora 11:13
Tabaku: 70 drejtues të lartë të Policisë në hetim, njollë e madhe, të merren masa

 

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë në Komisionin për Çështjet Europiane se 70 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë nën hetim nga SPAK. Tabaku tha se kjo është një njollë e madhe për Policinë e Shtetit dhe i kërkoi ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të marrin masa para se të veprojë SPAK.

“Së dyti, dua t’i rikthehem gjetjeve të dosjes Metamorfmoza dhe pastrimit të policisë së shtetit. Ku ju thatë që ka një hetim dhe SPAK për këtë çështje. Z. Ministër ju duhet të keni qenë dhjetë herë më i shqetësuar se sa unë. Fakti që janë në hetim 70 drejtues të lartë të policisë siç përmend media. Ky hetim për lidhje kriminale është një njollë shumë e rëndë për policinë e shtetit, uroj që institucioni juaj të marrë masa përpara hetimit  të SPAK. Nuk duhet të harrojmë që kur shkojmë jashtë ne përfaqësojmë Shqipërinë. Ndaj nuk ka kënaqësi të shohim kritere në lidhje me këtë problematikë që të shtohen”, tha Balla.

Tabaku komentoi edhe çështjen e TIMS, për të cilën Balla tha se s’ka pasur rrjedhje të dhënash.

“Shqetësimet kryesore që ne kemi dhe prekin procesin e integrimit dhe Berlinit lidhen me lëvizjen e lirë, me kriminlatitetin, krimin e organizuar dhe  trafikun e drogës që juve i keni parasysh pasi jeni njohës i mirë i raporteve të BE. Këto kanë qenë probleme dhe kritere më parë edhe janë edhe sot. Kjo do të thotë që akoma ne kemi probleme në këto fusha ndërsa vendet e tjera kanë një dinamikë tjetër. Opozita siç e ka dhënë do ta japë kontributin e saj për këto problematike, por nuk duhet të harrojmë që këto janë problematika nuk i zgjidh opozita përfundimisht pasi i takojnë institucioneve ligjzbatuse.

Ne sot morëm vesh për herë të parë diçka në lidhje me TIMS dhe të dhënat personale në këtë komision. Unë, i bëj thirrje qeverisë, një thirrje e përsëritur edhe më herët për z. Manja, që lidhet me implemenitmin e GDPR nga ana e qeverisë shqiptare në mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve.  Kjo do t’i detyrojë të gjitë institucionet shqiptare që të kenë një protokoll të ri, e nuk e kam fjalën vetëm për TIMS, por edhe me të dhënat e publikuara gjatë vitit të zgjedhjeve që mbeten me shqetësim.

Ora 10:36
Lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Balla: Shqipëria i ka përmbushur detyrimet në kuadër të marrëveshjes së Procesit të Berlinit

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në përgjigje të interesit të deputetëve të Komisionit për Çështjet Europiane, për procesin e lëvizjes së lirë në bazë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor, deklaroi se ajo është përmbushur e tani jemi në fazën që duhet konsoliduar.

Ministri Balla bëri një panoramë të plotë të shtyllave kryesore të kësaj marrëveshjeje, qëllimeve, avantazheve që krijon, duke nënvizuar njëherësh edhe sfidat që dalin nga zbatimi i saj konkret në terren, për shkak të veçorive të sistemeve e procedurave që përdorin shtetet e ndryshme, pjesë e marrëveshjes.

Ministri bëri një kronologji në lidhje me marrëveshjen dhe shtetet pjesëmarrëse, duke saktësuar se kjo është një nismë diplomatike për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si Procesi i Berlinit.

Në lidhje me këtë çështje, ai tha se “marrëveshja për lirinë e lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor, është nënshkruar në Berlin, më 3.11.2022, dhe ka hyrë në fuqi më 1.6.2023. Procesi i Berlinit nis me Konferencën e nivelit të lartë, të mbajtur në Berlin, më datë 28 gusht 2014 dhe është një iniciativë diplomatike për zgjerimin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Lëvizja e Lehtësuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Kartat e Identitetit është një Marrëveshjeje Rajonale si një mundësi për një rajon më të bashkuar, të lidhur më mirë me njëri tjetrin dhe më shumë përfitime për qytetarët e tij".

Duke u ndalur në problematikat konkrete në lidhje me zbatimin e marrëveshjes, Balla përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut, që lidhet me përdorimin e sistemeve të ndryshme të identifikimit në pikat kufitare.

“Një ndër problematikat që haset në PKK është unifikimi i identifikimit të udhëtarëve që kalojnë në kufi, sepse, p.sh., në rastin tonë me Maqedoninë e Veriut, në përdorim sisteme të ndryshme. Në rast se Shqipëria përdor sistemin TIMS, Maqedonia përdor një sistem tjetër. Unifikimi i tyre, në fazën që jemi, është i pamundur, prandaj dua të sqaroj qytetarët që kalojnë në këto pika që ka pasur vonesa, edhe pse kemi aplikuar parimin “one stop shop”, pra një kontroll të vetëm, përsëri problemi ka ekzistuar për shkak se për çdo qytetar që kalon, duhet hedhur në të dy sistemet, edhe në atë të Shqipërisë, edhe në atë të Maqedonisë së Veriut. Ky është sqarimi, se edhe pse kemi kaluar në këtë formë kontrolli, përsëri kemi pasur vonesa. Në komunikimin që kam pasur me Ministrin Spasovski, në momentet që ka pasur vonesa, kemi kaluar edhe në “lëvizje të lirë” do ta quaja, pa kontroll, duke regjistruar vetëm targat e mjeteve, për efekt të detyrimeve që të dyja palët kanë në kuadër të detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet që kemi me palë të treta".

Balla u shpreh më tej se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj në kuadër të marrëveshjes.

“Sa i përket këtij dimensioni të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, për lëvizjen e lirë, besoj që jemi në fazën që mund të themi se kjo është arritur. Ajo që duhet tani, është që të konsolidohet zbatimi i saj, sidomos për çështjet që lidhen me luftën kundër formave të ndryshme të trafikimit, përfshirë dhe trafikimin e armëve", shtoi Ministri.

Duke folur rreth problemit të migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër rrjeteve kriminale që tentojnë të zhvillojnë trafikun e klandestinëve, Balla tha se “në fazën që jemi, çështja më sfiduese është ajo e përdorimit të hapësirës së Ballkanit Perëndimor për rrugët e trafikut të emigracionit të paligjshëm. Prandaj për ta frenuar këtë fenomen duhet të rrisim bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Edhe Shqipëria është përdorur si rrugë, por numrat janë më të vegjël se ato të vendeve të tjera të rajonit. Policia e Shtetit ka goditur grupe të ndryshme kriminale të cilat shfrytëzojnë këtë mundësi për të krijuar të ardhura. Policia gjithashtu punon në bashkëpunim me strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në mënyrë që të godasin çdo lloj korridori apo rrjeti trafiku të migracionit të paligjshëm, të shtetasve nga vendeve e Afrikës apo Azisë, drejt BE”.

Ministri tha se Shqipëria vazhdimisht ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në rajon. Interesi i saj kryesor është një rajon i qëndrueshëm, ku paqja, marrëdhëniet social-ekonomike dhe kulturore, si dhe marrëdhëniet e qëndrueshme të përfitimit të ndërsjellë me fqinjët të mbizotërojnë.

"Marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe në veçanti, me vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë një nga prioritetet e politikës së jashtme shqiptare, sidomos, në kuadër të procesit të integrimit në BE”, nënvizoi Balla.

Ora 10:18
‘Policia vendore jo efikase’, Balla: Do ngremë Forcë Kombëtare të Sigurisë Publike

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njofton se do ngrihet Forcë Kombëtare e Sigurisë Publike. Në komisionin për çështjet Europaine, Balla tha se policia vendore është jo efikase, nisur nga afrimiteti që efektivët kanë me qyettarët, por jo vetëm, edhe me kriminalitetin. Balla tha se kjo forcë do ngrohet për të riparuar eficencën e policisë në nivel vendor.

“Do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike, sipas modeleve të disa vendeve do kemi forcë kombëtare të sigurisë publike sipas modeleve të disa vendeve, që do riparojë eficencën e policisë në nivel vendor. Policia lokale për shkak të familjaritet që ka me banorët dhe kriminalitetin vendor është jo efikase për të goditur në kohë. Gjatë këtyre 80 ditëve pas shumë konsultimeve edhe me ekspertë vendas e të huaj, na duhet një forcë kombëtare që do fillojë të ngulitet në mendjen njerëzve që po erdhi kombëtarja, historitë e pandëshkueshmërisë do marrin fund njëherë e përgjithmonë”, tha Balla.

Ora 10:12
Balla: Policët që kanë pasur akses në EncroChat apo Sky do përjashtohen nga Policia e Shtetit

 

Ministri Taulant Balla paralajmëron se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

“Ka pasur dhe ka punonjës që janë përfshirë në botën e krimit. I kam kërkuar Policisë dhe AMP, duke qenë se jemi edhe vetë në kontakt me Europol, që të kemi informacion sa më shpejt të jetë e mundur, për çdo punonjës që do rezultojë që të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi EcroChat apo Sky do përjashtohet nga policia edhe në rast se në ato komunikime nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal. Fakti që ka akses në rrjet të tillë, kjo është pjesë e angazhimit tim që lidhet me kodin etik në policinë e shtetit, ndalohet që një punonjës të ulet në kafe apo restorant me persona me background kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtuale me krimin. Ky rregull do të zbatohet për të gjithë. SPAK po heton mbi gazën e të dhënave të vënë në dispozivciin nga Europol dhe do kemi të dhëna konkrete”, tha Balla.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 05/10/2023 08:12

    Hiq veten te parin, ardi veliun, rebani jaupin, neritan nallbanin, renean, fnsh, deputetet e duresit, deputet e shkodres dhe lezhes. Dhe mos haro Muamet Rumbullakun qe e mbante per te folur me cunat e pd.

    Përgjigju
  • Apo jo!: 04/10/2023 19:47

    Aq shum enkro dhe sky kan ble shqiptaret, sa filuan te perkthenin dhe shqip si gjuh te 2 pas anglishtes.

    Përgjigju
  • ZEQOJA i encrochat: 04/10/2023 16:31

    Pa më gjetur mua nuk ke pse trazon të tjerët sepse sa më thellë të futesh aq më keq do vejë puna. ...

    Përgjigju
  • eni: 04/10/2023 16:19

    zoti minister po zbardhe ndonje vrasje ne vlore ose ndonje zhdukje kete zgjithe se i ke te tere ne tave si cironkat pastaj po i lini e qarkullojne neper vlore se i ke gjithe policet te koruptu

    Përgjigju
  • Timo: 04/10/2023 13:06

    Po barkfryret e policise rrugore te Vlores qe me makinat e shtetit shkojne dhe pijne kafe e raki ne Llogara? A kane të drejte të hane pilaf e kos? Policine ne Shqipëri e sheh qe ne sportelin e Rinasit se ç kulture kane. Te shohin si kriminel kur i zgjat pashaporten. Fytyra te zymta ! As nje pershendetje ! Te shohin sikur ke dale nga shpella!

    Përgjigju
    • Ca bohet: 04/10/2023 19:44

      Mir e ke thon, po dhe ato te italis nuk jan me pak.

  • Vin Hodaj: 04/10/2023 12:17

    Ardi Veliu kishte 3 encro e sky! Si i bie ? Duhet te kishte 4 ??

    Përgjigju
  • Gazepi: 04/10/2023 12:06

    I bie te heqesh nga ukani aktualisht shwf rendi ne gramsh deri te dukagjinsi ne mes te tiranes o taulant. Ne fund mos harro te heqesh edhe veten se edhe ti e ke perdor

    Përgjigju
  • Nexho shabani: 04/10/2023 11:09

    Po politikanet qe kane pasur keto telefona?

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/10/2023 10:20

    À do përjashtodh edhe veten dhe shefin sepse ju i keni vet në perdorim këto gjera

    Përgjigju
    • Tao Lanti: 05/10/2023 11:15

      VETEM UNE KAM TE DREJT TE SHKRUAJ ME SKY... ETJ... DHW NGA POLICIA DO HEQ KE DUA UN SE MUA DO ME VIJ LISTA...

    • heu: 04/10/2023 11:15

      mos beni si bej une, beni sic them une! shprehja e famshme

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë