Ministri Balla: Nuk më gëzojnë ‘sukseset’ e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, duke iu referuar shembujve pozitivë të Njësisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, për mënyrën e re të komunikimit me qytetarët, tha se kjo qasje duhet e po shtrihet në të gjithë vendin.

"Policia do të ketë një nivel tjetër komunikimi me qytetarët, pa zbehur tolerancën zero për “shkelësit arrogantë” të rregullave të qarkullimit rrugor. Po ju sjell në vëmendje se një ndër burimet e trafikut në Tiranë janë edhe parkimet e gabuara mu në mes të rrugës apo drejtimi i mjetit duke përdorur njëkohësisht edhe telefonin. Këto shkelje të Kodit Rrugor janë të ndërshkueshme dhe nuk duhet të tolerohen", shkruan ministri në një shënim në rrjetet sociale.

Ai shton se në detyrën si Ministër i Brendshëm, do të këmbëngulë për të rritur ndjenjën e përgjegjësisë qytetare dhe jo ndëshkimin.

"Nuk më gëzojnë “sukseset” e gjobave, por ndjesia e qytetarëve se duhen zbatuar rregullat, jo pse është polici pas kthesës apo semaforit, por sepse kështu mbrojmë jetët e të gjithëve", thekson Balla.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë