Ministri britanik Williamson jep dorëheqjen pas mesazheve ngacmuese ndaj ish-shefes konservatore

Ministri britanik Williamson jep dorëheqjen pas mesazheve ngacmuese ndaj ish-shefes konservatore

Gavin Williamson

Ministri britanik Gavin Williamson ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi dolën mesazhe në të cilat ai ngacmonte ish-shefen konservatore, Wendy Morton duke u ankuar për refuzimin e një ftese për funeralin e Mbretëreshës.

Ai tha se synon të pastrojë veten nga "çdo keqbërje" dhe gjithashtu përballet me të paktën tre hetime për sjelljen e tij. Ministri britanik shtoi se pretendimet ishin bërë një shpërqendrim nga "puna e mirë" e qeverisë.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai tha se po largohej nga qeveria me "trishtim të vërtetë". Thuhet se Gavin e paralajmëroi Wendy Morton duke i thënë se "ka një çmim për gjithçka".

Një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak deklaroi të martën se duhej më shumë kohë për të shqyrtuar akuzat kundër Williamson, i cili është akuzuar për sjellje ngacmuese ndaj kolegëve, i cili kërkoi të përdorte thashethemet për pirjen e alkoolit, jetën seksuale ose problemet e shëndetit mendor të deputetëve konservatorë, ka pretenduar ish-zëvendësuesi i tij.

Williamson, i cili u shkarkua nga posti i sekretarit të mbrojtjes nga Theresa May për rrjedhje informacioni konfidencial dhe nga Boris Johnson pas një periudhe katastrofike dyvjeçare si sekretar arsimi, u rikthye në qeveri muajin e kaluar nga Rishi Sunak si ministër i Zyrës së Kabinetit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje