Ministri Cakaj bisedë telefonike me homologun britanik: Mbretëria e Bashkuar partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Ministri Cakaj bisedë telefonike me homologun britanik: Mbretëria e Bashkuar partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Ministrat Gent Cakaj dhe Ranil Jayawardena

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin për Tregtinë Ndërkombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Ranil Jayawardena.

Homologët diskutuan mbi përgatitjet përfundimtare para nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit.

“Pavarësisht BREXIT, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet një partner i pazëvendësueshëm për zhvillimin demokratik të Shqipërisë, mbështetëse e jashtëzakonshme e Procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe përkrahëse e hapur e synimeve tona për anëtarësim në BE.” - u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Më tej, Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për diplomacinë shumëpalëshe të Shqipërisë, si dhe përkushtimin për të zgjeruar e thelluar marrëdhënien mes dy vendeve në çdo rrafsh të mundshëm.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia