TIRANE- Ministria e Financave prezanton arritjet e këtij institucioni në 300 ditë qeverisje dhe sfidat për të ardhmen. Në fjalën e tij ministri Shkëlqim Cani duke u ndalur tek arritjet e Ministrisë së Financave në këtë periudhë tha se është bërë një revolucion në sistemin financiar. Duke theksuar rëndësinë e vijimit të luftës ndaj korrupsionit dhe evazionit, ministri Cani tha se për këtë nevojitet bashkërendim i punës së të gjithë institucioneve.
Ministri i Financave theksoi rëndësinë e përdorimit me efikasitet të parasë publike.
“300-ditëshi është revolucion i sistemit financiar. Në këto 300 ditë rritëm besimin e biznesit te ekonomia. Synimi ynë është sigurimi i stabilitetit ekonomik. Do vijojmë luftën kundër korrupsionit dhe evazioni. Është një luftë që kërkon bashkërendim të të gjithë institucioneve. Detyrimi ynë është për përdorimin me efikasitet i parasë publike. Por ka ende vend për përmirësim si në funksionet e kontrollit, ashtu edhe në stabilitetin fiskal, si dhe në transparencë dhe llogaridhënie”, tha ministri Cani.
Peleshi: Të ardhurat nga tatimet e doganat janë rritur ndjeshëm
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka vlerësuar punën e bërë nga Ministria e Financave dhe institucionet në varësi të saj në këto 300 ditë qeverisje. Zv.kryeministri u ndal tek rritja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat gjatë kësaj periudhe, duke u shprehur se po kështu është rritur besimi i biznesit ndaj qeverisë.
“Ministria e Financave në 300 ditë qeverisje bëri një punë të madhe. Të ardhurat nga tatimet e doganat janë rritur në mënyrë të dukshme. Është rritur besimi i Bankës Botërore. Po kështu Ministria e Financave ka luajtur rol në përmirësimin e klimës së biznesit në vend. kjo ka bërë që edhe biznesi ta shikonte me besim qeverinë. Por ka ende sfida. Është me rëndësi shmangia e gropës financiare dhe rindërtimi i biznesit.
Sfida më e madhe mbetet informaliteti, por është bërë punë e madhe deri më tani. Duhet t’i japim më shumë frymë dhe energji projekteve tona për përmirësimin e situatës në vend”, u shpreh zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Spiropali: Në 300 ditë arkëtuam 270 mln $ më shumë se një vit më parë
Në fjalën e saj, drejtoresha e përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali tha se në 300 ditë qeverisje, ky institucion ka tejkaluar situatën e rëndë ku ndodheshin financat shqiptare. Sipas Spiropalit, në këto 300 ditë janë arkëtuar 270 mln dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë në dogana e tatime. Ndërsa vetëm në dogana ka një rritje prej 14.3 % ose 136 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraardhës.
“Këto të ardhura kanë shkuar në buxhet t shtetit dhe janë shpenzuar në arsim shëndetësi, bujqësi, në dobi të shërbimeve ndaj qytetarëve”, tha Spiropali.
Spiropali ndërkaq është ndalur edhe tek arritjet e deritanishme në Drejtorinë e Doganave.
“Projekt i madh është krijimi sportelit doganor. Kemi konsoliduar sistemin e pagesave. Po kështu, fushata e akcizës rezultoi e suksesshme. Në këto 300 ditë hartuam Kodin e ri të Etikës tek doganat”, u shpreh Spiropali.
Mete: Kemi lehtësuar tatimin mbi pagat dhe biznesin e vogël
Zëvendësministri i Financave Ervin Mete tha se në këto 300 ditë qeverisje është lehtësuar tatimi mbi pagat për qytetarët shqiptarë, si dhe tatimi për biznesin e vogël. Sipas zv/ministrit Mete, ky institucion ka bërë një hap të madh sa i takon rimbursimit të TVSH-së.
“Kemi lehtësuar tatimin mbi pagën për 75 % të shqiptare. Kemi lehtësuar tatimin mbi biznesin e vogël. Kemi vendosur një realitet të ri në administrimin tatimor. Të ardhurat tani mblidhen nëpërmjet partneritet dhe bashkëpunimit dhe jo nëpërmjet gjobave. Kemi bërë një hap të madh sa i takon rimbursimit të TVSH. Situata e krijuar rëndonte mbi biznesin dhe ishte shkak për abuzime. Tashmë sistemi është funksional dhe në këto 300 ditë kemi paguar më shumë rimbursime TVSh së në gjithë këto vite. Është vendosur bashkëpunim institucional dhe eficent jo vetëm midis aktorëve të varësisë dhe ministrisë së financave, por edhe me institucione të tjera dhe partnerë ndërkombëtarë.
Këto arritje na bëjnë më shumë përgjegjës edhe për 300 ditët në vijim, do të krahasohemi me rezultatet tona dhe jo me atë të qeverisë së kaluar”.
Shehaj: Tetor-Qershor 2014 u mblodhën 126 mld lekë të ardhura për Buxhetin e Shtetit
Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj u ndal tek arritjet e institucionit që ajo drejton në këto 300 ditë, duke theksuar se është përmirësuar marrëdhënie me tatimpaguesit, dhe është rritur transparenca. Shehaj tha se për periudhën Tetor-Qershor 2014 Administrata Tatimore ka arritur të mbledhë 126 miliardë lekë të ardhura për Buxhetin e Shtetit.
Fjala e Briseida Shehaj në prezantimin e 300 ditë qeverisje
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Briseida Shehaj në prezantimin e 300 ditë qeverisjeRedaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)