Çuçi për Report TV: 95% e produkteve në tregje janë shqiptare, në mars eksportet +20%, Italia rriti kërkesën për peshk! Të hapet agroturizmi me protokoll (VIDEO)

TIRANE-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi në një intervistë për Report Tv u shpreh se aktualisht në tregje 95% e produkteve që ne mund të prodhojmë janë shqiptare. Në muajin mars, tha ministri, eksportet u rritën me 20%, ndërsa shtoi se importet nuk mund të bllokohen për favorizimin e tregut vendas, pasi jemi pjesë e marrëveshjes CEFTA.

Gjithashtu ai theksoi se Italia në këtë periudhë ka rritur kërkesën për peshkun e freskët nga Shqipëria. "Ka filluar eksporti i peshkut drejt Italisë, ka kërkesë të shtuar". E ndërsa qetësoi qytetarët përsa u përket rezervave ushqimore, Çuçi ka një lajm edhe për mundësinë e hapjes së agroturizmit.

"Duhet menduar që në periudhë tranzitore të fusim me protokolle strikte edhe pjesën e agroturizmit në mënyrë që të hyjnë në ciklin normal të veprimtarisë së tyre" tha ai. Pak ditë më parë, në datë 2 prill, fermerët fshatit Samaticë në bashkinë e Urës Vajgurore hodhën trangujt dhe prodhimet bujqësore me argumentin se nuk ka treg.

I pyetur lidhur me këtë problem, ministri Bledi Çuçi u shpreh në Report Tv se ky rast, që e cilësoi sporadik dhe që ia vendosi fajin grumbulluesve nuk e shqetëson, pasi rëndësi, theksoi ai kanë politikat makro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Bledi Çuçi: Jemi të sigurt, magazinat janë plot me rezerva ushqimore (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha në Report Tv se rezervat ushqimore janë të sigurta. "Besoj kjo ka qenë një nga vendimet e para që kemi marrë, edhe në një lloj paniku ndërkombëtar, dhe mendoj që çdo gjë ka rrjedhur sipas parashikimit, shumë magazina kanë krijuar rezerva ushqimore për produktet e domosdoshme madhe mendoj që në këtë pikë jemi në ura krejt të sigurta. Janë në plotësim të tre muajve pa diskutim, pjesa më e madhe e tyre" tha ai.

Ora 13:44
Ministri Bledi Çuçi: Nuk mund të bllokojmë importet, jemi pjesë e marrëveshjes CEFTA (VIDEO)

Ministri Bledi Çuçi gjatë një interviste me Skype për gazetaren Aida Tancica tha se nuk mund të mendohet bllokimi i importeve, nuk mund të ndodhë pasi Shqipëria është pjesë e marrëveshjes me CEFTA-n. "Nuk mundet ta bllokojmë. Nëse do silleshimin kështu, ne nuk do shisnim domate as në Ballkan as në Evropë, as luleshtrydhe, po të kishin këtë logjikë, atëherë do i shihnit kanale me produkte mikse të mbushura me produkte shumë të freskëta dhe të mira. Ne kemi marrëveshje ndërkombëtare CEFTA që jemi të detyruar t'i zbatojmë se jemi bërë me dëshirë palë, ashtu sikundër kërkojmë ta zbatojnë me përpikëri edhe shtetet e tjera?", tha Çuçi.

Ora 13:42
Çuçi në Report Tv: Duhet të hapim edhe agroturizmin gjatë periudhës tranzitore...me protokolle strike (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se agroturizmi është një nga pjesë e sektorit që është prekur, por se veç pagës së luftës, qeveria - tha ai - duhet të mendojë hapjen e tyre me protokolle të larta sigurie

Ministri tha se agrobiznesi është mbështetur nga 3-4 kontrata përmes IPARDI-t.

"Agroturizmi është një nga pjesët e sektorit që është prekur sepse ka munguar kërkesa nga publiku për të shkuar për shkak të karantinës dhe mbylljet. Dhe është një nga pjesët e sektorit që është prekur. Ne do shohim në tërësi dhe impaktin që ka sjellë situata në thirrje me agroturizmin për të parë me çfarë instrumentesh mund t'i ndihmojmë. Duke marrë parasysh që është një biznes familjar, jo shumë si zgjeruar sa i takon pjesëmarrjes në punësim, detyrimeve që ka ndaj të tjerëve, sa i takon punonjësve ata trajtohen dhe marrin pagën e luftë, por ne duhet të shohim më gjerë ndoshta për të menduar që deri në hapje të plotë të jetës në Shqipëri, duhet menduar që në periudhë tranzitore të fusim me protokolle strikte edhe pjesën e agroturizmit në mënyrë që të hyjnë në ciklin normal të veprimtarisë së tyre. Ajo pjesë e agroturizmit që e ka brenda ciklin e mbyllur të prodhimit të perimeve apo blegtorale ata kanë synuar ta shesin produktin jo brenda fermës së vet, por për të dalë për ta shitur që mos të mbetet i pa shitur. Duke qenë se kanë avantazhe se janë në një pjesë të madhe të rritura në mënyrë të shëndetshme dhe të kontrolluar", tha Çuçi.

Ora 13:34
Çuçi: Fondet e IPARD-it, nuk janë prekur! Vijojnë aplikimet (VIDEO)

Projektet për mbështetjen nga IPARD-i vijojnë pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-i. "Fondet e IPARD, nuk janë prekur! Vijojnë me të dyja fronte, edhe me monitorimin e kontratave që lidhen me thirrjen e parë të IPARD-it dhe me gjykimin e dosjeve aplikimeve që kanë dorëzuar në thirrjen e dytë.

Duke qenë se mbajtëm vetëm një përqindje të caktuar të administratës. Por sa janë përfituesit? Në fillim pati tani ecet me shpejtësi normale. Në një nga video-konferencat që kemi pasur. Deri tani me thirrjen e parë ne arritëm të bëjmë kontrata për 58 milionë euro investime në bujqësi, diku tek 20 milionëshi janë nga ne" tha ai.

Ora 13:23
Fermerët hodhën trangujt, Çuçi ua vë fajin grumbulluesve: Ndodh në gjithë botën, s'më shqetëson (VIDEO)

Pak ditë më parë, në datë 2 prill, fermerët fshatit Samaticë në bashkinë e Urës Vajgurore hodhën trangujt dhe prodhimet bujqësore me argumentin se nuk ka treg. I pyetur lidhur me këtë problem, ministri Bledi Çuçi u shpreh në Report Tv se ky rast, që e cilësoi sporadik nuk e shqetëson, pasi rëndësi, theksoi ai kanë politikat makro.

"Kjo është një histori që përsëritet dhe ndodh në të gjithë botën, hedhje e produkteve në atë formë ndodh në të gjithë botën. Grumbulluesit kanë që kanë para-blerë produktin e fermerëve, rasti konkret kastraveci, pasi ka paguar fermerët e ka magazinuar nuk ka pasur çmim që donte ai të arrinte në tregjet ndërkombëtare. E ka paguar fermerin, për të liruar magazinat ka derdhur atë produkt. Mund ta shpërndante edhe falas, të lidhej edhe me bashkitë, të gjente një mënyrë tjetër, por këto sekuenca janë të gjithë botën, ky nuk është problemi i madh.

Problemi është që të garantojmë në makro të prodhimit dhe eksporteve të produkteve shqiptare. Mua nuk më shqetësojnë shumë ato. Fermerët e kanë marrë minimumin e marrëveshjes me atë që kanë bërë që ka hedhur kastravecat. Shkoni e shikoni mijëra raste, ai kastraveci ka çmim 400 lekë, ndërsa koston e rritjes 200 lekë, shikoni mijëra raste dhe jo një. Këto nuk janë fare problem, nëse 50% e produktit do të hidhej, apo 10% do të na shqetësonte, por jo vetëm një rast të shkëputur. Problemi është që të gjithë tregtarët e bujqësisë synojnë të kapin  një çmim" tha ai.

Ora 13:18
Karantina nga COVID-i/ Bledi Çuçi: Bujqësia s'e ka ndërprerë asnjë ditë punën (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë tha se ky sektor nuk e ka ndërprerë asnjë ditë punën nga situata e krijuar nga koronavirusi. "Bujqësia ka ecur shumë mirë, nuk e kemi ndërprerë asnjë ditë punën. Ka pasur probleme nga mos kuptimi i rregullave, gjëra normale, por jo të kthyera në probleme. Sektori ka ecur normalisht, bujqësia ka gjithmonë nevojë për mbështetje, unë do të doja të kisha sa më shumë fonde në dispozicion, por Shqipëria mbetet një vend jo i pasur, me një buxhet modest dhe brenda buxhetit që kemi jemi mundur të injektojmë para drejtpërdrejt te fermeri.

Skema kombëtare shkon 100% te fermeri. Bujqësia asnjëherë nuk do të ngopet me subvencione, por në raport me atë që kam të bëjmë gjënë më të mirë, që nëse të hedhim një lekë, të marrim më shumë. Sot në Shqipëri vlerësohet se paraja e injektuar pesëfishohet. A ka nevojë? Pa diskutim që ka nevojë për më shumë, që të financojmë sa më shumë këtë sektor" tha ai.

Ora 13:16
Çuçi: Në mars eksportet e fruta perimeve u rritën 20% krahasuar me 2019 (VIDEO)

Ministri Bledi Çuçi tha sot në Report Tv se në muajin mars eksportet shqiptare të fruta perimeve janë rritur me 20% krahasuar të njëjtin muaj të të vitit të kaluar. "Për marsin eksporti u rrit 20% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Fruta dhe perime 20% më shumë për marsin, këta janë tregues shumë të kënaqshëm për mua" tha ministri.

Ora 13:15
Çuçi në Report Tv: 95% e produkteve në tregje janë shqiptare (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se aktualisht në tregje 95% e produkteve që mund të prodhojmë janë shqiptare. "Nuk mund të ndalojmë të tregohen produkte që vijojnë nga jashtë Shqipërisë. Një nga sukseset që shumë shpejt do të materializohet, fakti që kemi treguar kujdes për forcimin e pikave të grumbullimit, që përveç tregjeve të reja bëjmë edhe një lloj ngritje të standardit të ambalazhimit të produktit.

Me investimin përmes skemave, kemi suportuar deri në 60% në këto pika për të krijuar një standard të shitshëm të produkteve shqiptare, në nivele europiane dhe shkojnë drejt e në markata europiane dhe kanë filluar bisedimet të thithen edhe nga markatat shqiptare. Sa i përket tregut fshatar të frutave perimeve, se bananen nuk e bëjmë dot, 95% në treg të tjerat që bëhen këtu janë shqiptare. Produktet tona do të shkojnë në Gjermani, Austri dhe vendet e Ballkanit" tha ai.

Ora 13:11
Çuçi për Report Tv: Nga vëzhgimi në terren, çmimet e fruta-perimeve normale. 3 javët e fundit rritje ekporti me çmim të kënaqshëm (VIDEO)

Ministri Bledi Çuçi tha gjatë një interviste për Report Tv tha se nuk ka luhatje të çmimeve të fruta-perimeve në tregje nga vëzhgimet e bëra në terren. Duke theksuar se e gjitha është një ekuilibër që e vendos vetë tregu, Çuçi tha se produktet shqiptare janë esportuar me çmime mjaft të kënaqshme.

Mund të ndikojë pozitivisht në tregun e brendshëm me uljen e çmimit për të rritur konsumin?

Ai është ekuilibër që e vendos tregu por çmimet sa i takon perimeve dhe frutave, çmimet kanë qenë në nivele shumë të kënaqshme, e produkteve që dalin për eksport. Dhe kjo varet nga tregu i jashtë, ku ne eksportojmë çdo ditë.

Çmimet e brendshme deri diku e ndjejnë atë trend, por nuk është e thënë që domosdoshmërish të jetë në çmimet e bursës ndërkombëtarë të fruta-perimeve.

Nga vëzhgimi që kemi bërë ka qenë në nivele normale për kohën ku jemi, për çmimin e fruta perimeve. Ajo që shohim me kënaqësi është që ka rritje të lehtë të rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtarë të fruta perimeve shqiptare. Kemi pasur 3 javët e fundit, rritje të sasisë së eksportuar, por edhe me çmime të kënaqshme si pasojë e konjetuarave të tregjeve ndërkombëtare, Jemi në gjendje ta përballojmë këtë kërkesë në rritje.

Ora 13:10
Ministri Çuçi për Report Tv: Ka filluar eksporti i peshkut drejt Italisë, ka kërkesë të shtuar (VIDEO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi në një intervistë për Report Tv tha se problemi më i ndjeshëm në sektorin e bujqësisë është tek produktet e peshkut për shkak të mbylljes së restoranteve. Por ministri Çuçi tha se kjo situatë po ndryshon pasi peshkarexhat tashmë kanë dalë për peshkim. Ai theksoi se Italia ka kërkesë për peshkun e freskët të kapur në Shqipëri.

"Ka filluar eksporti i peshkut drejt Italisë, ka kërkesë të shtuar", theksoi ai.

Si e ka përballuar deri më sot, Bujqësia?

Besoj se në gjithë këtë situatë të vështirë, sektori i bujqësisë ka performuar më mirë, dhe edhe faktet dhe statistikat flasin vetë. Kemi pasur një rritje të prodhimit bujqësor, dhe një rritje të ndjeshme të e ekspetëve të produkteve bujqësore shqiptare. Qoftë në tremujorin tani, qoftë të periudhës së karantinimit që ka filluar më 8-9 mars dhe deri më sot. Sektori ka performuar shumë mirë dhe ka pasur rezultate shumë të kënaqshme të prodhimit dhe shitjeve. Ka pasur një problem që është ndikuar nga situata me produktet peshkore, me peshkun, por kjo ka ardhur si rezultat i mbylljes së restoranteve, turizmit, dhe mungesës së kërkesës nga tregu për këto produkte.

Dëmi i shkaktuar këtij sektori?

Është ende herët për të folur për llogaritje të dëmit, është më shumë një fitim i munguar gjatë kësaj periudhe. Se peshkarexhat nuk kanë dalë në peshkim, tani kanë filluar të dalin dhe besoj se do të shtohet frekuenca e daljes së peshkarexhave për peshkun dhe gjithë rivendosjen në ekuilibrat e mëparshëm të sektorit të peshkimit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 21/04/2020 17:54

    TE RRITET EKSPORTI I PESHKUT DHE PERIMEVE,,,POR PA DEMTUAR PESHKUN E VOGEL,,,,TE PERCAKTOHET MADHESIA E RRJETAVE,,,POLIZIA FINACIARE TE MERRET ME KETE PUNE...//

    Përgjigju
  • Fermeri: 21/04/2020 13:45

    Na sqaro, se keto bujq mendojne se te gjithe ja kemi haberin nga bujqesia, respekte. Ne fakt rastin nga Ura Vajgurit nuk do e merja te mireqene, Po gjithesesi, “katundari, sot fermeri, ne psikologji eshte pak i serte ;) Shendet e “b***” te forta Alimadhit qe e kaloj Vir.. e 19-te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja