Gjatë vitit të ardhshëm fermerët që do duan të kultivojnë prodhime bujqësore në sera do të kenë mundësi të përfitojnë subvencion për plastmasin përmes Skemës Kombëtare, si dhe do të shihet mundësia për heqjen e TVSH-së për plastmasin e përdorur posaçërisht për sera.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, gjatë një vizite në Libofsh të Fierit. Bashkë me zv.ministrin, Dhimo Kote, Çuçi u takua me fermerë të kësaj zone, të cilët kultivojnë rrush në sera.
‘Ashtu siç shihet dhe ka dhënë rezultat, serat deri më tani janë një nga aspektet më të suksesshme të strategjisë tonë për të rritur prodhimin bujqësor. Do të shtojmë mbështetjen ndaj atyre që kultivojnë përmes serave”, tha ministri Çuci.
Fermerët e Libofshës në një sipërfaqe rreth 20 hektarë vresht me sera prodhojnë çdo vit qindra ton me rrush tavoline. Janë kryesisht 4-5 varietete italiane për tavolinë. Gati i gjithë prodhimi është i destinuar për tregun jashtë.
Fermerët kanë nisur eksportin e rrushit diku në fillim të muajit qershor në vende si Suedia, Italia, Kroacia etj. Çmimi i këtij rrushi është relativisht i lartë dhe siguron të ardhura të mira për fermerët.
Avantazhi i kultivimit të rrushit përmes serave është se prodhimi del më shpejt në treg dhe rrjedhimisht do të kapë një çmim më të lartë në tregjet ndërkombëtare. Fermerët synojnë të zgjerojnë sipërfaqet duke marrë toka të tjera me qira nga banorët vendas ose nga fondi i tokave pronë shtetërore.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dumreja, zona me 1 milion rrënjë ullinj, vaji shitet në Itali! Fermerët ankohen për çmimin: Nuk mbulojmë dot shpenzimet!
8 Dhjetor, 14:03
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor, 07:50
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Vlorë/ Ministrja Denaj prezanton Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi
21 Tetor, 17:05
-
Vlora nën ujë! Kolektorë të bllokuar dhe pompa të amortizuara, kush ka përgjegjësi për përmbytjet?! Çuçi: Verifikojmë çfarë nuk funksionoi
5 Tetor, 10:23
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mln euro garanci sovrane për fermerët! Sektori më i nënfinancuar punëson mbi 565 mijë persona
21 Shtator, 07:44
-
Vendimet e qeverisë/ Miratohet 'Skema Kombëtare e Investimeve në ferma', Denaj: 50 % grant për fermerët, aplikimet nisin nga 1 tetori
18 Shtator, 12:21
-
Ambasadorja e Francës nga Korça: Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian! Projekte për bujqësinë dhe blegtorinë
13 Shtator, 11:40
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
O çyç mos kalo kohen me vreshtat se kush e di kush ka kantine per te bere vere e raki, po merru me AKU qe dalin fruta perimet te pa kontrolluara dhe marrin rrogen duke ndenjur dhe i mbyllin dyert duke mos i dhene pergjigje gazetareve qe ju kerkojne llogari
Përgjigju