Ministri Çuçi viziton fermën më të madhe të mollëve në Korçë: Investitori, një i ardhur nga Kanadaja

Ministri Çuçi viziton fermën më të madhe të mollëve në Korçë: Investitori, një i ardhur nga Kanadaja

KORÇË- Bashkimi i rreth 200 fermerëve dhe aplikimi i një teknologjie të re, si dhe subvencionimi me fonde nga qeveria, kanë sjell krijimin e një modeli të suksesshëm ferme në Korçë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi nga afër një fermë në Korçë, e cila ka për investitor edhe një shqiptar të kthyer nga Kanadaja.

“Kjo fermë është model edhe përsa i përket organizimit sepse kemi të bëjmë me bashkimin e rreth 200 fermerëve. Është model sepse kemi një kombimin shumë të mirë të njohurive të investitorit që ka ardhur nga Kanadaja dhe të fermerëve. Ky model ka gjetur edhe rrugën e subvencionimit nga shteti shqiptar për ta sofistikuar më shumë të gjithë fermën përsa i përkjet ruajtjes nga breshëri, por edhe vaditjes me pika. Ky kombinim i shkëlqyer ka sjell një rezultat të shkëlqyer. Është një fermë që nuk qahet për shitjen e prodhimit, por gjithmonë rritet”, tha ministri Çuçi teksa theksoi se ky model duhet të aplikohet edhe nga fermerë të tjerë të vendit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka mbështetur këtë sipërmarrje me fonde në tre skema: mbjellja e 4 hektarëve fidanë, ujitja me pika dhe rrjeta mbrojtëse nga breshëri. Ministri Çuçi shprehu mbështetje të mëtejshme për zgjerimin e fermës në komponentë të tjerë si magazina frigoriferike, një linjë përpunimi për mollët, si dhe shndërrimin e saj në një pikë agroturizmi apo qendër ku mësohet më shumë per pemtarinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ANDONI: 14/10/2019 18:11

    HALLALL KETIJ zoterise nga kanadaja,,,TE SHTOJE HEKTARET ME MOLLE -DARDHA,,SHEGE,,ARRA,,SI KETA NJEREZ NA DUHEN NJA 1 MILION,,,,EDHE MINISTRI CUCI TE MBESHTESE KETA NJEREZ TE NDERUAR E TE PUNES.....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja