Ministri Daçiç 44 nota proteste: 
Kosova të mos pranohet në UNESCO

Ministri Daçiç 44 nota proteste: <br />Kosova të mos pranohet në UNESCO
"Kosova të mos pranohet në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s". Kjo është kërkesa e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç i cili i ka dërguar 44 nota proteste vendeve që kanë përkrahur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
 
Sipas mediave të Beogradit Daçiç në notën e protestës ka arsyetuar shkaqet juridike, politike dhe shpirtërore që Kosova të mos pranohet në selinë e UNESCO-s në Paris.
 
Shqipëria i ka propozuar këshillit ekzekutiv të UNESCOS-s kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar.

Ky këshill do të mblidhet gjatë datave 7-22 tetor, ndërsa në rend dite 58 vende të BE-së do të shqyrtojnë në mënyrë unanime kërkesa e anëtarësimit të Kosovës.
 
Sipas mediave serbe jo gjitha vendet që kanë njohur shtetin e Kosovës do të japin mbështetjen e tyre për këtë anëtarësim në UNESCO.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’