Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti sot në një takim Michael Granoff, kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku në fokus ishte zgjerimi i bashkëpunimit dhe shtrirja në të gjithë vendin e projekteve të suksesshme të fondacionit.
Gjatë takimit, Demo vlerësoi kontributin e AADF në zhvillimin e Shqipërisë, duke veçuar projektet në fushën e arsimit, teknologjisë, sipërmarrjes, turizmit, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit ekonomik lokal.
Demo dhe Granoff diskutuan mundësinë që modelet dhe projektet që kanë dhënë rezultate të shtrihen në nivel kombëtar, përmes forcimit të bashkëpunimit mes fondacionit dhe institucioneve qendrore e vendore, me synimin që përfitimet e tyre të arrijnë në sa më shumë komunitete.
Takimi riafirmoi gjithashtu rëndësinë e partneritetit shqiptaro-amerikan dhe bashkëpunimit afatgjatë në mbështetje të inovacionit, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e vendit.











Komente
Komento