FRANCE - Ministri francez i Financës Jerome Cahuzac ka dhënë dorëheqjen pasi një përgjim telefonik vërtetoi se protagonisti i bisedës ishte pikërisht ai, ku u vërtetua se kishte një llogari bankare të fshehtë në Zvicër.

Video është publikuar nga faqja e internetit Mediapart në fillim të 2010-s dhe më në fund pas shumë debateve pro dhe kundër u vërtetua se protagonisti i bisedës ishte Cahuza, i cili mori detyrën në maj 2012 si Ministri i Financave.

Tani ai do të përballet me akuzat për mbajtje llogarie sekrete në Zvicër si dhe për mashtrim taksash.

Kirurgu 60-vjecar i cili kishte ndërtuar një pasuri të tërë me anë të trasplanteve të flokëve kishte mohuar gjithnjë se kishte një llogari bankare në Zvicër.

Dorëheqja e tij është një tjetër goditje e presidentit francez Francois Hollande, që me qeverinë e tij po kërkon, që të ulë borxhin publik me masat shtrënguese dhe për të ruajtur besueshmërinë e Francës në Eurozonë.

Hollande ka pranuar dorëheqjen dhe e ka zëvendësuar menjëherë me Ministrin e Cështjeve Europiane Bernard Cazeneuve.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)