Ministri francez vizitë në Tiranë,
në fokus bashkëpunimi dypalësh 

Ministri francez vizitë në Tiranë,<br />në fokus bashkëpunimi dypalësh <br>
Ministri i Shtetit, Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb gjendet në Shqipëri me ftesë të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ditën e parë të vizitës pritet të takohet me Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa nesër pritet të takohet me Ministrin Fatmir Xhafaj ku në fokus të takimit do jetë bashkëpunimi dypalësh për një sërë çështjesh të rëndësishme si lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës shkëmbimin e informacioneve, integrimi.

Gerard Collomb shoqërohej nga një grup deputetësh dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë ‘Aleat’ që prodhon dokumentet biometrikë si dhe në ‘Muzeun e Gjetheve’.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit