Ndërsa, Evropa përballet me krizën më të keqe të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore dhe Gjermania me numrin më të madh të azilkërkuesve se çdo vend tjetër i BE-së, ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere thotë se Shqipëria dhe Kosova i kanë kërkuar vendit të tij të bëjnë çdo gjë për të ndaluar valën e emigrimit.
“Qeveritë e tyre (Shqipërisë dhe Kosovës) po na kërkojnë që të bëjnë çdo gjë që të rinjtë të mos largohen nga vendin në këtë mënyrë”, shprehet ministri në një intervistë për “Euronews”.
De Maiziere thotë se, zgjidhje mund të jetë që këta të rinj të emigrojnë në Gjermani për të punuar, por për të kërkuar statusin e azilantit.
“Ata duhet të kenë një kontratë me një kompani gjermane dhe më pas mund të vijnë si emigrantë për punë”, shprehet ministri gjerman.
De Maiziere shprehet se Gjermania ka 43% të kërkesave për azil në të gjithë Evropën dhe se kjo është një sfidë e madhe edhe pse vendi i tij është shumë mirë i organizuar dhe i pasur.
“Sa i takon masave kombëtare, po hasim sfida të mëdha. Duhet t’u gjejmë refugjatëve një çati mbi kokë sepse dimri është afër”, thotë ai.
Ministri pyetet edhe për videon e publikuar nga ministria që ai drejton për të dekurajuar azilkërkuesit nga Ballkanit.
“Nëse një vend ka aplikuar për në Bashkimin Evropian apo është aktualisht partner i NATO-s, nëse respekton demokracinë, atëherë nuk ka asnjë arsye për qytetarët e këtij vendi që të kërkojnë azil në Evropë. Kjo është e papranueshme dhe në fakt duhet dënuar”, thotë ai.
/Shqiptarja.com