Ministri Gjiknuri: BE do ndihmojë Shqipërinë me asistencë teknike

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri njoftoi se do të kryhen investime të reja në portin e Durrësit për zgjerimin e kalatave që do të bëjë të mundur rritjen e kapaciteteve përpunuese. Ndërsa iniciativat e qeverisë përmes Partneritetit Publik Privat, ai i quajti një format i  suksesshëm.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi një aktivitet prezantues mbi implementimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planin e saj të Veprimit 2016-2020. Në takim mori pjesë ministri Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Mario Mariani. Raporti është një analizë e zbatimit te Strategjisë së Transportit dhe Planit të Veprimit.

 Integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses  për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare theksoi ministri Gjiknuri, është përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë. 

Mbështetje do të kemi edhe me investimet që do të ndodhin shumë shpejt në portin e Durrësit, përfshirë edhe thellimin, por edhe investimet e BERZH-it për zgjerimin e kalatave aty do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet përpunuese.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Ministri Gjiknuri hodhi poshtë akuzat e opozitës se Partneriteti Publik Privat nuk është i suksesshëm.

Qeveria shqiptare ka zgjedhur një nga format të dukshme të suksesshme edhe që është e kontrollueshme nga pikëpamja e financimit dhe e alokimit të riskut, që është përfshirja e partneritetit privat në investime në ndërtimin e rrjetit rrugor shqiptar apo modeleve të tjera të transportit, qoftë në aeroporte, qoftë nesër edhe në fusha të tjera. Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE-së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/06/2018 20:25

    Jam dakort me Gjiknurin, per ate qe ne BE nuk eshte themelore vetem institucionet demokratike por dhe infrastruktura , por jam kunder PPP qe jane jo vetem irrentabel por dhe nje barre e shtuar per buxhetin . Ky nuk ka faj se eshte zbatues i urdherave te timonierit , qe PPP i ka per zemer ( deri tani te gjitha koncendionet qe nga Nano , Berisha dhe Rama sot jane komplet korrupdion be dem te qytetareve shqiptar)per shkak dhe te kortupsionit . Pse duhet te ndaje rriskun qeveria me privatin? Privati kur hyn ne tender ta llogarisu mure leverdin e tij , dhe jo ti garantoj qeveria fitimin . Doni PPP te paster , jepeni aksin Thumane -Rrogizhine privatit dhe te mos paguaje asnje qindarje shteti per investimin , por privati te veje traun, dhe te marri tarifen e rruges . Keshtu veprohet ne BE ,dhe jo si thote zvatuesi i koncesioneve te shumta Gjiknuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale