Ministri Gonxhja-Nokës: Ke përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave! Vëllezërit dhe motra morën banesa, për çfarë morali flet?! Do përgjigjesh ligjërisht! Deputeti: Asgjë nuk është dhënë nga shteti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i ka kthyer një përgjigje deputetit Flamur Noka duke i kujtuar këtij të fundit kohën kur ka qenë drejtori i Entit Kombëtar të Banesave. Gonxhja thotë se vëllezërit dhe motra e Nokës kanë përfituar prej postit që ka pasur dikur deputeti për të marrë banesa në Sarandë dhe Tiranë.

'Më vjen keq që e dëgjoj nga një përfaqësues i rëndësishëm i PD-së sot, një zhargon e formë e të folurit që është shumë e rëndë. Zotëria në fjalë kur ka qenë anëtar i bordit  drejtues të Entit Kombëtar të Banesave sipas burimeve që i referohet zoti Noka për mua. nuk ka as gojë as moralë të tregojë integritetin dhe ndershmërinë time e tonën nëse sipas tij më rezulton në shpërdorim të pastër detyre dhe në konflikt të pastër interesi dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje banesash. Rezulton dhe se shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra.

Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, që nëse janë vëllezër e zoti Noka kemi një problem tjetër. Edhe një shtetase belge .. që raportohet se është bashkëshorte e një vëllai të Nokës. Këto janë përfitime nga Enti Kombëtar të Banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale të ngre pikëpyetje të forta për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore.'

Deputeti Noka u përgjigj ministrit duke thënë se, motra e tij ka banesë në Sarandë, por asgjë nuk është përfituar nga shtetit. Ndërsa sërish akuzoi Gonxhen se i është bashkuar çetës së hajdutëve. 

'Asnjë nuk është dhënë nga shteti. Nuk kam çfarë them, i je bashkuar çetës së hajdutëve. Diga e liqenit të lakmonte. Je sekseri i vetëm i Edi Ramës kur ka qenë kryetar bashkie. Jo rastësisht. Kam një jetë dhe nuk kam një biznes. Ti ke miliarda para dhjetëra biznese me paratë që mori Mon Kukaleshi i Edi Ramës. Je njëlloj si gjysma e këtyre.'

Noka i ka kujtuar dhe kohën kur Gonxhja ka qenë nënkryetar i bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Edi Rama. Sipas Nokës, Blendi Gonxhja zbuloi skemën e vjedhjes 20% në Shqipëri.

'Sekseri që ka shpikur 20% në Republikën e Shqipërisë ja ku është. Në atë kohë kur ishe nënkryetar bashkie, as më kërcet fare jam i pastër dhe nuk shqetësohem. Gruaja imë rrogëtare pedagoge nuk ka asgjë, nuk ka marrë para nga inceneratorët. Kompania e gruas tënde po. Ti je zhytur tek inceneratori. Alba Rent kompania e gruas tënde merr para nga inceneratori Tiranës kudo që flitet për hajdutëri del ti. Hajdut 2 metra po ka dhe 1 metër e gjysëm. Ti je aty thjeshtë sepse ti vjedh me lezet. Ti vjedh siç ka thënë Shalsi me lezet.'


Lajmi kryesor:

Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë