Pas 'kërcënimeve' për veton, ministri grek Papastavrou takon Fredi Belerin në qelinë e Durrësit, 'presion' drejtësisë: Duhet gjetur një zgjidhje

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou ndodhet në Shqipëri dhe pasditen e sotme ka takuar kryetarin e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri që ndodhet në burg i arrestuar për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Takimi u zhvillua në qelitë e paraburgimit të Durrësit, ku Beleri vijon të jetë prej gjashtë muajsh. Por ndërsa ishte duke u takuar me Belerin në paraburgimin e Durrësit dhe zonën përreth u ndërpre energjia elektrike.

Pas takimit ai përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit. Para medieve ministri grek tha se Himara sipas tij është e vetmja “bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur”.

'Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës."- vijoi më tej ministri Papastavrou.

Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit në themel të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Kujtojmë se Athina zyrtare ka kërkuar me forcë që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndërsa ky konflikt ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive. Qeveria greke e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin, ndërsa ka paralajmëruar për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të kësaj çështjeje. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
VIDEO/ Ministri grek në takim me Fredi Belerin, ikin dritat në paraburgimin e Durrësit

 

Teksa ministri grek i Shtetit Stavros Papastavros po zhvillon takimin me Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit është ndërprerë energjia elektrike.

Ora 16:45
Takimi me Belerin në paraburgimin e Durrësit, ministri grek: Të gjendet zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe ëndrrës europiane

1700582268_hhhhhh.JPG

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou, ka folur për media para takimit me Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit. Ai përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit. Para medieve ministri grek tha se Himara sipas tij është e vetmja “bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur”.

"Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur", u shpreh ministri grek.

'Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës."- vijoi më tej ministri Papastavrou.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjidhja: 22/11/2023 00:36

    Nje zgjidhje duhet te ishte nje liste me gjithe demet greke nga 1820-sot dhe gati 29miliard dollar borxh , po ashtu nje liste e mire e cila na vjen keq per grekt se nuk e dine sa te afert jemi por meqe e kruajn u duhet nje liste e forte qe ta marrin veten mire ! Shtet patetik me poltike fashiste shek XXI , ku i qon mushka keto kallame gjoja na qenkan dhe te kultures Perendimore , me kte sjellje as ne lindje nuk duhet fut nje shtet i tille komplet pa busull , koha qe do ti paguani cdo cent albanve po vjen dhe me kete poltike shume shpejt do jeni nje lindje e vogel shtet pa standard tani nuk e di sesi e doni ta kuptoni qe nuk ka bole nje shtet si greku me gjysme palaqo dhe me borxhe ne fyt ti beje loje poltike nje shteti fqinj! Gabim historik

    Përgjigju
  • Tini: 21/11/2023 16:21

    Turpi Zotit. Nga doli Minoritar ky Tepelensi. Dhe Shteti si i leketa Andartet Greke.. ptuuu fare e keqe..

    Përgjigju
  • Ai do të lirohet: 21/11/2023 14:35

    Vetëm kur të shkojë Mico i Taqit t'a takojë në qeli.

    Përgjigju
  • lirim: 21/11/2023 11:41

    Perse lejohen keta monarko fashiste grek te fusin turinjte e qelbura ne punet e drejtesise.

    Përgjigju
    • Fiksimi: 21/11/2023 21:30

      Shume e thjesht, jane perlyer deri ne gryk qeveritaret greke, dhe po bejne presion mos u dalin gjerat publike.

    • Eri: 21/11/2023 12:05

      Ka frik se llap Beleri dhe nxjerr te palara.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë