Ministri Hasani takohet me homologun boshnjak Konakovic: Fokusi, integrimi në BE! Hapja e ambasadave hap pozitiv

Ministri Hasani takohet me homologun boshnjak Konakovic: Fokusi, integrimi në BE! Hapja e ambasadave hap pozitiv

Ministri i Jashtëm Hasani me homologun boshnjak Konakoviç

Sfidat e rajonit në një kohë me zhvillime të shumta ndërkombëtare, si dhe integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian ishin në fokus të konferencës së përbashkët të Ministrit të Jashtëm Igli Hasani me homologun e Bosnjë- Hercegovinës, Elmedin Konaković.

“Procesi i integrimit evropian është një sfidë dinamike, vlerësojmë hapat e Bosnjë Hercegovinës në BE, rekomandimi është stimul, kjo prespektivë që kemi zgjedhur na ndihmon për të na afruar më shumë, konstatuam se Shqipëria dhe Bosnja kanë qasje të njëjtë për bashkëpunim rajonal”, u shpreh ministri Hasani.

“Nuk mund të flasim për çështje ekonomike dhe siguri kur nuk kemi paqe, është e rëndësishme të kemi qetësi në rajon. kemi hartuar planet tona për të patur një integrim sa më të shpejtë dhe po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jepen në rrugën për integrimin, evropianët po presim të tregojë kapacitetet tona”, theksoi homologu boshnjak Konakovic.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri i jashtëm Igli Hasani tha se i ka kërkuar homologut të tij ndryshim të optikës mbi Kosovën, e veçanërisht të të anëtarësimit të saj në nismat europiane.

“Kërkova rivlerësim për qëndrimin për anetarësimin e kosovës në disa nisma europiane, si vende fqinje në rajon, në funksion të paqes dhe stabilitetit lipset që Kosova të shihet në optikë optimale, bashkëkohore”, shtoi ministri Hasani.

Në fund të vitit të shkuar, dy vendet vendosën rihapjen e ambasadave në Tiranë e Sarajevë dhe për ministrin Hasani kjo tregon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm boshnjak, në fokus marrëdhëniet dypalëshe! Përgëzon rihapjen e ambasadave

1722266264_begaj.jpg

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzoi për rihapjen e ambasadave respektive si edhe përparmin e Bosnjës dhe Hercegovinës drejt integrimit evropian me vendimin  e marsit të shkuar nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Bosnje dhe Hercegovinën.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se, Shqipëria është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin politik dhe diplomatik me Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe të shfrytëzojë potencialet për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në tregti e turizëm.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë