POGRADEC - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në aksin rrugorë Lin- Pogradec të cilat janë drejt përfundimit. Ky aks rrugor nuk ka marë vëmendjen e duhur pasi punimet aty kanë nisur para disa vitesh dhe nuk kanë përfunduar ende.
Ministri Haxhinasto është shprehur se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë brenda qershorit duke u bërë kështu gati për sezonin turistik.
Persa i perket permiresimeve ne projektin fillestar te zbatimit, Haxhinasto tha se rendesia qe paraqet ky aks, për shkase kalon në një zonë të tillë sic është bregu i Liqenit të Pogradecit, ka edhe shumë kërkesa të tjera për sa i takon aspektit estetik, cfare ka kerkuar edhe realizimin e nje faze te dyte e cila konsiston ne rehabilitimin e të dyja anëve të rrugës, vecanërisht bregut të liqenit.
Duke folur per linjen hekurudhore qe kalon paralel ketij segmenti rrugor, ai tha se "Sot kemi biseduar edhe për cështjen e hekurudhës, pasi ka pasur disa cmontime të linjës aty ku janë duke u ndërtuar mbikalime apo nënkalime, standarti që është bërë në këto nënkalime është i lartë edhe parashikon një përmirësim të hekurudhës në të ardhmen dhe shumë shpejte besoj që do të filloj procesi i reabilitimit të atyre segmenteve që janë cmontuar si rezultat i punimeve", perfundoi deklaraten e tij per media
Ministri Haxhinasto.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO