Ministri Haxhinasto apel banorëve:
Mos dëmtoni sinjalistikën rrugore 

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka inspektuar përfundimin e punimeve të aksit rrugor Mbikalimi i Trenit- Ura e Mesit në qytetin e Shkodrës.
 
Ministri tha se ky aks është shumë i rëndësishëm, pasi lidh qytetin e Shkodrës me gjithë zonën e Mesit. Ai theksoi se ndërtimi i kësaj rruge ka sjellë impakt pozitiv për zonën, pasi janë hapur shumë biznese në 10 muajt e fundit që është ndërtuar vepra.
 
Haxhinasto u ndal te problematika e sinjalistikës, ku edhe pse kjo rrugë ka vetëm 1 javë që është përfunduar, është dëmtuar sinjalistika nga banorët, duke shkulur disa tabela dhe reflektorë.
 
Ministri i bëri apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm dhe mos dëmtojnë sinjalistikën, pasi dëmtimet e saj sjellin rrezik për sigurinë rrugore. Haxhinasto u ndal edhe te projekti për rrugën e Velipojës, dhe ndërhyrjen në sinjalistikë në aksin Shkodër- Muriqan.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen