Projekti, i braktisur nga qeveria Berisha, për modernizimin e linjës hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin, me shtesën e linjës së re me aeroportin e Rinasit, kërkon ende edhe 49 milionë euro, pas financimit të rënë dakord me BERZH-in.
Ka deklaruar kështu ministri i Transportit Edmond Haxhinasto. Në një intervistë televizive, ai tha se, për ta përfunduar këtë projekt, duhen 84 milionë euro në total dhe i takon palës shqiptare të gjejë format e tjera të financimit për pjesën e mbetur të fondit, pas miratimit, në samitin e Parisit, më 4 korrik, të një granti prej 35 milionë eurosh nga BERZH dhe do t’i mbetet palës shqiptare të gjejë pjesën tjetër për fondin që duhet.Kjo do të bëhet ose nga buxheti i shtetit, ose me ndonjë mundësi tjetër financimi, nga një institucion tjetër financiar, ose një bankë.
“Ne jemi duke realizuar edhe një studim tjetër, për të lidhur gjithë kalatat e portit të Durrësit me rrjetin hekurudhor, që do të jetë një mundësi më e madhe për këtë lloj transporti”, vuri në dukje gjithashtu kreu i Transporteve.
Sipas tij, me Malin e Zi jemi duke realizuar një numër protokollesh të rëndësishme. Janë realizuar 3, nga 4 protokollet e domosdoshme me Malin e Zi, një detyrë kjo e Samitit të Vjenës, mbajtur në prill të vitit të kaluar.
Gjithashtu, jemi duke planifikuar dhe koordinuar edhe me kolegët e Maqedonisë. Së fundmi, kemi edhe një pikë konsensusi me Greqinë për realizimin e një lidhje hekurudhore. Gjë, e cila, besoj, në kuptimin strategjik dhe të politikave të transportit hekurudhor, do të materializohet së shpejti, shtoi Haxhinasto.
Ai vuri në dukje se linja Tiranë-Durrës do të jetë një rikonceptim i plotë, duke filluar nga traseja, por edhe nga mjetet lëvizëse. Përgjithësisht, gjurma e linjës ekziztuese midis Tiranës dhe Durrësit do të ruhet, do të shtohet. Por do të kemi një linjë krejtësisht të re Tiranë- Rinas.
Domosdoshmëri është caktimi i terminalit fundor të Tiranës, i cili do të lidhet me stacionin multimodal të Kasharit, për këtë jemi në bisedime me Bashkinë e Tiranës.
Dua të vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e saj për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe akomodim të kësaj kërkese brënda planit zhvillimor të Tiranës. Besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion përfundimtar për vendndodhjen e këtij stacioni, tha ministri.
Banka
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi pak ditë më parë se po vlerësonte mundësinë e një huaje 34.5 milionë euro për hekurudhat shqiptare. Këto fonde do të shkojnë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, 34.7 kilometra të gjatë, si dhe për ndërtimin e linjës së re mes Tiranës dhe aeroportit "Nënë Tereza", të gjatë 7.4 km.
Kjo ka qenë edhe ideja e “trenit elektrik”, që u anulua nga qeveria Berisha. Ky projekt vjen në kuadër të Itinerarit 2 të Rrjetit të Ballkanit Perëndimor që lidh Podgoricën me Vlorën. Banka specifikoi se ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës nuk do të çojë në shpronësime apo në prishjen e ndërtesave ekzistuese. Huaja pritet të disbursohet më 19 tetor të këtij viti.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com