TIRANË - Hollanda do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtësimit në BE. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm i Hollandës, Frans Timmermans, gjatë një konference për median me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Takimi mes dy ministrave të Jashtëm, është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Pas takimit, dy ministrat kanë dhënë edhe një konferencë për median. Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati pasi ka shprehur falenderuar ministrin hollandez, ka deklaruar se, ka kërkuar mbështetje për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
“I kam kërkuar ministrit të Hollandës mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pas raportit të KE-së”, tha mes të tjerash ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Ndërsa gjatë fjalës së tij, ministri i Hollandës, Frans Timmermans, ka kujtuar marrëdhëniet shumë të hershme të Hollandës me Shqipërinë.
“Faleminderit që më pritët sot, hera e fundit ishte në vitin 2008, gjatë një ndeshjeje kur Shqipëria luajti me Hollandën. Marrëdhëniet tona dypalëshe, kthehen pas në shumë vite dhe një nga paqëruajtësit e parë tanë, Kolonel Tomson është vrarë në Shqipëri, duke ruajtur paqen. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një rigjallërim të madh pas rënies së komunizmit. Rrugëtimi që keni bërë ka qenë i mrekullueshëm dhe ka mahnitur të gjithë në Europë”, deklaroi Timmermans.
Ai deklaroi se, është “shumë i angazhuar për anëtarësimin e Shqipërisë BE-së dhe dua ta shoh sa më shpejt atë ditë kur Shqipëria të jetë vend me të drejta të plota në BE. Por të gjithë ne e dimë që kjo do të jetë një rrugë e gjatë, pasi sistemi kërkon standarte të larta të ekonomisë dhe të shtetit të së drejtës”.
Sipas ministrit hollandez, “integrimi i Shqipërisë në BE, është një çështje që ka mbështetjen e të gjithë spektrit politik në Shqipëri. Vizita ime këtu është për të marrë përshtypjet të cilat do ti bëj të ditur në Hollandë por edhe në këshillin e ministrave të BE-së. Një gjë është e sigurtë, për arsyet e forta që na dhatë ju si ministër dhe kryeministri i Shqipërisë.
Në fund të fjalës së tij, ministri i Jashtëm i Hollandës, kërkoi që bashkëpunimi me Shqipërinë të shtrihet në disa fusha. “Ju e njihni Hollandën shumë mirë dhe marrëdhënien tonë dypalëshe duhet ta sjellim në një rang më të lartë. Sidomos në fusha të caktuara si, ekonominë, bujqësinë, menaxhimin e ujëra, menaxhimin urban e të tjera fusha”, theksoi ministri i Jashtëm i Hollandës, Frans Timmermans.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Timmermans tha se Hollanda ka qenë kritike ndaj Serbisë. “Vendi im ka qenë shteti anëtar më kritik në lidhje me Serbinë, pasi ky vend nuk i ishte përmbajtur kërkesave që vinin nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. Por që kur Serbia ju përbajt kërkesave të gjykatës së Hagës, BE dhe Hollanda bënë ca hapa përpara. Megjithatë e kuptoj pyetjen tuaj dhe kam 20 vite që jam marrë me zgjerimin e BE.
Kjo pyetje është bërë shpesh kohët e fundit dhe në fakt në pyetjen tuaj prisja të ishte edhe standarde të dyfishta. E keni dëgjuar këtë gjë nga polakët dhe spanjollët, e kemi dëgjuar më herët nga vendet që janë kandidate për në BE. Unë mezi e pres ditën të shoh Shqipërinë në BE”, tha ministri i Jashtëm i Hollandës.
Ai nuk ka dhënë një opinion për progres-raportin e KE-së. “Raporti i KE-së sapo është publikuar dhe ne ende nuk e dimë, pasi jemi duke e studiuar raport-progresin dhe duhet një studim kompleks”, tha Timmermans.
Ndërsa ministri Bushati tha se, “nuk duhet që ti ndajmë në vende mbështetëse dhe skeptike sepse të gjitha vendet e BE-së, janë të bindura për zgjerimin”. Sipas tij, të 28 vendet anëtare të BE-së i konsiderojmë vende mbështetëse për Shqipërinë.
“Ka ministra që e kanë bërë publike mbështetjen për Shqipërinë, ndërsa ka ende vende që janë duke studiuar raport-progresin e KE-së. Por e rëndësishme është ecuria e reformave në Shqipëri, pasi për ne statusi është i mundshëm në dhjetor por nuk është një proces i përfunduar. Edhe ditën që Shqipëria do marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat do të dëgjoni sërish që puna nuk ka mbaruar, pasi ky proces ka të bëjë me cilësinë e jetës së qytetarëve”, deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com