Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha deklaroi shifrat e shqiptarëve që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme që prej përshkallëzimit të luftës Hoxha tregon se 2962 shqiptarë ndodhen në rajon dhe që kanë lejen për qëndrim të përhershëm dhe 543 me qëndrim të përkohshëm.
Ministri tregoi se 17 shtetas janë evakuuar dhe se vështirësia më e madhe ka qenë për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që ndodhen në Iran për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë. Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%). Të interesuar për t'u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas. Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas. Të larguar individualisht: përafërsisht 24 shtetas. Të planifikuar për t'u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas. Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.
Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, por na është dashur të gjejmë modalitet. Kemi qenë në marrëdhënie me kryqin e kuq dhe ekuivalentin e tij Gjysmëhënën e Kuqe e kuqe që t’i ofrohet ndihmë ndaj shqiptarëve dhe nxjerrin nga territori i Iranit. Kemi shkurajuar udhëtimin në këto zona”, tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministri Hoxha: 2962 shqiptarë rezidentë, 138 duan të largohen! S’kemi mbyllur asnjë ambasadë me vendet e prekura










