Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar ditën e sotme se aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i cili ishte në flotiljen “Global Sumud”, që u ndalua nga Izraeli teksa tentonte të shkonte në Gaza, tashmë po kthehet në Shqipëri.

Hoxha shkruan se njësitë diplomatike shqiptare kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite për të garantuar respektin të plotë të të drejtave të Baki Goxhajt e deri në rikthimin e tij në Shqipëri.

Postimi i ministrit Ferit Hoxha

Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në  atdhe.

Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e #Shërbimit të Jashtëm, në bashkërendim me institucionet e tjera shqiptare kanë ndjekur pa ndërprerje çështjen, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

#Shqipëria ka qenë e qartë dhe konsistente në kërkesën e saj për respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke reaguar kundër çdo forme trajtimi të papranueshëm.

Ky rast është një tjetër dëshmi e përkushtimit të përditshëm dhe e punës profesionale të Shërbimit të Jashtëm, përfshirë #përfaqësive tona #diplomatike dhe #konsullore, për t’u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë institucional.

Ky është misioni ynë: të përfaqësojmë e mbrojmë interesat e Republikës së Shqipërisë dhe ato kombëtare, të jemi pranë #qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në momentet kur ata kanë më shumë nevojë për mbështetjen, kujdesin dhe angazhimin e shtetit të tyre.

Flotilja humanitare ‘Global Sumud’ më 54 anije, u ndalua në ujërat ndërkombëtare me 18 maj teksa po dërgonin ndihma në Gaza. Pjesë e bordit ishte dhe shqiptari Baki Goxhaj. Ata u transferuan në Izrael ndërsa në media janë publikuar dhe video teksa ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i i tallte e ndërsa ata qëndronin me kokat ulur të gjunjëzuar dhe me pranga në duar.

Ditën e djeshme, Turqia u përfshi në operacionin special për të nxjerrë nga Gaza të gjithë aktivistët e ndaluar nga ushtria izraelite. Nga këtu u bë i mundur dhe kthimi për në shtëpi i shqiptarit Baki Goxhaj.