Ministri Hoxha pret Ambasadorin gjerman në Tiranë: Intensifikojmë operacionet policore! Konsolidim të marrëdhënieve

Ministri Hoxha pret Ambasadorin gjerman në Tiranë: Intensifikojmë operacionet policore! Konsolidim të marrëdhënieve

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner me të cilin bisedoi lidhur me bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë, e veçanërisht për intensifikimin e operacioneve të përbashkëta mes policive të të dy vendeve.

Ministri Hoxha theksoi se ambasadori gjerman ofroi mbështetje të plotë në bashkëpunimin policor midis dy vendeve.

Në lidhje me operacionet e përbashkëta mes dy organizatave policore, ministri e garantoi për vijimësinë dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët  si dhe për intensifikimin e veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale mes dy policive, në luftë kundër krimit të organizuar.

"Ata biseduan gjithashtu edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat Ministri i Brendshëm u shpreh i kënaqur nga mbështetja dhe gatishmëria për konsolidim të marrëdhënieve dypalëshe", njoftoi zyra e shtypit të ministrisë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $!

Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $!