Teksa këtë vit shënohet 40-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Spanjës, Ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.
Përmes një postimi në platformën X, Ministri bëri me dije se gjatë këtij takimi u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me potencial zhvillimi.
“Jo thjesht një takim i parë prezantues me Gabriel Cremades Ventura, Ambasador i Spanjës në Tiranë. Shpreha vlerësimin tim për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Spanjës ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ndërsa shënojmë 40-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Spanjës , rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar edhe më tej lidhjet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Diskutuam gjithashtu për vizitën time në Spanjë javën e ardhshme, e cila do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në afrimin edhe më të madh të vendeve tona”, shkruan ndër të tjera Hoxha.
Komente











