E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me ministrin Hoxha: Strukturat tona, të angazhuara për procesin elektoral të 11 majit

 E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me ministrin Hoxha: Strukturat tona, të angazhuara për procesin elektoral të 11 majit

Nancy VanHorn dhe Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha takoi sot të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn.
Gjatë takimit u diskutua rreth çështjeve të bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën e sigurisë si dhe të kontributeve të palës amerikane për forcimin e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. 

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe diplomatë që shoqëronin Të Ngarkuarën me Punë VanHorn, Hoxha bëri një ekspoze lidhur me angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme në kuadër të procesit të ardhshëm elektoral të 11 majit, sidomos sa i përket Gjendjes Civile dhe Policisë së Shtetit.

“Prita sot të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn dhe stafin që e shoqëronte, me të cilët ndava një bisedë të frytshme rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin që shoqërohet me rezultate në rritje.  E informova znj. VanHorn mbi angazhimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme, posaçërisht Policisë dhe GJC, në raport me detyrat dhe përgjegjësitë për procesin elektoral të 11 Majit, si dhe me disa të dhëna nga sondazhi i fundit që mat perceptimin e publikut për sigurinë dhe punën e Policisë”, shkroi në rrjetet sociale Hoxha.

Gjatë takimit, Ministri i Brendshëm ka falënderuar posaçërisht përfaqësuesen e SHBA për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë agjencitë amerikane në forcimin dhe modernizimin e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese.

“Pata mundësinë të shpreh gjithashtu falënderime për kontributin e palës amerikane dhe partneritetin, sidomos për Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët në të dy vendet,” theksoi ministri.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Ndryshim epokal, UEFA konsideron rregulla të reja për fazën me eliminim të Champions League

Ndryshim epokal, UEFA konsideron rregulla të reja për fazën me eliminim të Champions League