Ferit Hoxha ka ndarë një postim në rrjetin X ku ka nënvizuar bashkëjetesën dhe harmoninë fetare të Shqipërisë si një bazë të fortë e të qëndrueshme. Ministri i Jashtëm thotë se mesazhi i përbashkët i klerikëve fetarë për paqe dëshmon se vlerat dhe trashëgimia janë themel i unitetit kombëtar.
“Bashkëjetesa, harmonia dhe respekti reciprok mes besimeve dhe komuniteteve tona fetare përbëjnë hipotekën shpirtërore të shqiptarëve – një bazë e fortë dhe e qëndrueshme e shqiptarisë. Për herë të parë, në kuadër të Samitit IV të Diasporës, “Mëngjesi i Vëllazërimit” bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare nga brenda dhe jashtë vendit, nga atdheu dhe diaspora, në një lutje të përbashkët për Shqipërinë dhe për flamurin. Një mesazh i përbashkët, i qartë dhe kumbues për paqe, harmoni dhe shpresë, që dëshmon se vlerat tona dhe trashëgimia jonë shpirtërore mbeten themeli i unitetit kombëtar. Një moment unik bashkimi, një dëshmi e gjallë e vëllazërimit që e bën Shqipërinë jo vetëm më të fortë, por edhe të veçantë”, shkruan Hoxha.
Lajmi kryesor:
Samiti i IV i Diasporës mbyll siparin/ Klerikët fetarë ndajnë bekimet në Mëngjesin e Vëllazërimit








