PRISHTINË - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, krahas punimeve të Forumit Botëror të Arsimit 2015, i cili u mbajt në Londër, ka vizituar edhe Universitetin e Kembrixhit, ku bisedoi rreth mundësive të reja të bashkëpunimit përmes krijimit të mundësive për bursa studimi për studentët kosovarë dhe për krijimin e partneriteteve me universitetet britanike.
"Ministri Bajrami ka pasur një takim edhe me studentët dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe në Londër", thuhet në komunikatën e MASHT-it.
Në Forumin Botëror të Arsimit kanë marrë pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botës, të cilët kanë diskutuar tema të ndryshme mbi arsimin, si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sfera e arsimit në përgjithësi./ATSH/
/Shqiptarja.com