Përpjekjet për anëtarësimin në institucione ndërkombëtare vazhdon ende pavarësisht punës së institucioneve të reja.

Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një ekip i cili po punon që Kosova të jetë pjesë e Interpolit.

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, beson se vendi ynë në shtator do ta marrë mbështetjen e nevojshme për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare të sigurisë.

Zyrtarët shtetërorë të Republikës së Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me qëllim që këtë vit Kosova të jetë anëtare e Interpolit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, shpreson se vendi ynë do ta marrë mbështetjen e nevojshme për t’u anëtarësuar në Interpol, megjithatë pranon se do të ketë sfida të mëdha gjatë këtij proçesi.

Mediat në Beograd kanë raportuar se shteti serb ka formuar mekanizmat shtetërorë, me qëllim që të pengojë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Interpol.

Sikurse u raportua dy ditë më parë, për këtë pengesë zyrtarët serb presin edhe ndihmën e Rusisë, të Kinës dhe të shteteve afrikane. Sidoqoftë Kosova i ka bërë tashmë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin në Interpol.

Sipas Hysenit, po vazhdohet të punohet për identifikimin e vendeve për lobim, me qëllim që shteti ynë në shtator të këtij viti të jëtë anëtarja më e re e Interpolit, shkruan RTK.

Republikes së Kosovës i nevojiten dy të tretat e votave të shteteve të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Pëkin.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com