Ministri i Brendshëm: 37 të arrestuar e proceduar gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se “37 shtetas janë arrestuar dhe proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit”.

Balla tha se “janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe   armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta”.

Ministri Balla informoi gjithashtu se janë zbardhur disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona në kërkim, në Elbasan dhe në Shkodër etj.

Ndërsa, shtoi Balla, Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të drejtësisë italiane, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Organizata kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti