Sulmohet me granata dore e breshëri kallashnikovi policia kosovare në pikën kufitare në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar së sot në mëngjes, në pikën kufitare në veri të vendit, ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas Ministrit, efektivët janë sulmuar me granatë dore dhe kallash, duke e konsideruar një 'akt terrorist'.

Ai thekson se sulmi i mëngjesit të sotëm është sulmi i katërt që ndodh brenda tre ditëve.

 “Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës. Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Sulmi ndaj policisë së Kosovës në veri, Meta: Akte burracake! Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve

1650021548_im.jpg

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas sulmeve në Policinë e Kosovës në veri të vendit. Meta i cilëson akte burracake dhe shpreh besim se institucionet ligjzbatuese të Kosovës do t’i zbardhin shpejt dhe do të vënë para drejtësisë autorët. Kreu i shtetit i bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.
Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, deklaron Presidenti Meta.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 15/04/2022 16:09

    Tani na nevoitet bq Rama të ndermjetsoi, sa i neveritshëm që është ky shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha