Ministri i Brendshëm: Investojmë në teknologji, monitorim në çdo cep të territorit të vendit për luftimin e paligjshmërisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se në buxhetin e 2022 do të investohet edhe më shumë në teknologji në mënyrë që të policia e shtetit të ketë kontroll të plotë në monitorimin e të gjithë territorit të vendit.

“Në 4 vite e ardhshme do të ngremë më lartë luftën kundër krimit në një tjetër nivel dhe do të adaptojmë inovacionin dhe teknologjinë duke qenë shumë më para se ato që thyejnë ligjin.  Të sofistikojmë mënyrën për të luftuar krimin dhe për të kontrolluar territorin në çdo shkelje që bëhet nga mjedisi deri te krimi, çdo shkelje. Duke investuar edhe në teknologji dhe në modernizimin e kontrollit të territorit do të jetë më lehtë dhe efikase për zbulimin e paligjshmërisë. Kemi rritur me 70 % investimet në teknologji.  Si asnjëherë më parë ne do nisim vitin e ardhshëm një fazë të re me investimet në teknologji dhe pajisje dixhitale në Policinë e Shtetit. Janë gati 5 herë më tepër investime se në vitin 2021. Kjo nuk është aspak e rastësishme, por dëshmon vizionin tonë për të rritur cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit. Investimet në teknologji sigurisht që bëhen për të përmirësuar teknikat dhe sofistikuar mënyrat për të luftuar krimin, për të kontrolluar territorin, për të rritur sigurinë rrugore etj. Ne e dimë që modernizimi dhe teknologjia janë mjeti transformues që kanë vendet si Shqipëria për të bërë kapërcime epokale, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve. Mbetemi të bindur se lufta nëpërmjet teknologjisë do të ngrihet në një tjetër dimension. Do të investojmë për rinovimin e sistemit të transmetimit (DATACOM), për të rritur cilësine e transmetimit të të dhënave ndërmjet të gjitha strukturave policore. Blerja e pajisjeve për sistemin Data Center, e cila është qendra e menaxhimit të të dhënave që prodhon Policia e Shtetit. Zgjerimi i sistemit të numrit të unifikuar të emergjencave, 112, do të mbulojë të gjithë territorin e vendit duke shtrirë në këtë mënyrë aksesin e qytetarëve në kohë reale për shërbimet e emergjencave. Kamerat e trupit, makinat inteligjente, radarët dhe tabletat digjitale, do të jenë vlerë e shtuar, syri dhe veshi i përforcuar i punonjësve të Policisë, për t’i bërë rrugët tona më të sigurta.  Me këtë arsenal pajisjesh të teknologjisë së fundit, do të minimizohet çdo mundësi abuzimi me detyrën nga punonjësit e policisë, si dhe do të dekurajohet logjika e mbrapshtë e ryshfetit”, tha Çuçi.


Lajmi kryesor:

Buxheti për policinë/ Rama: Zero tolerancë për krimet mjedisore, ju jeni përgjegjës kur s'reagoni! Kamera inteligjente, heqim nga rruga patrullat! Nano: Buxheti, rritje me 81%


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja