Në 2 vitet e fundit, u tërhoqën online në e-Albania 11.3 milionë certifikata digjitale, shifër kjo që sipas ministrit të Brendshëm Taulant Balla u ka kursyer shqiptarëve miliona euro vetëm në koston e një dokumenti të tillë që merrej dorazi më përpara. Në mbledhjen e qeverisë u rrit numri i shërbimeve që ofrohen në e-Albania.
‘Të gjitha shërbimet që kalojnë online, lidhen me njohjen qoftë me vulën digjitale apo vlefshmërinë e këtyre dokumenteve. Gjatë dy viteve të fundit nga Gjendja civile 11.3 milionë certifikata digjitale. Jemi dakord që ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por ka sjellë dhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptar.’- tha Balla.
Por, nëse shërbimet online sa vijnë dhe shtohen, disa të tjera është e pamundur të bëhet aty dhe për Ballën kjo ka një arsye të qartë.
‘Martesat fiktive dhe kjo është rregulluar me ndryshimet që kemi sjellë në ligj. Ka një sërë ankesash që thonë pse shërbimi i regjistrimit të lindjes duhet bërë përmes prezencës. Janë disa shërbime të cilat këtë formë tradicionaliteti e kanë për shkak të verifikimit që duhet bërë nga punonjësit zyrës së gjendjes civile”- tha Balla.
Balla tha se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë deklaruar online adresën e vendbanimit, e cila është tashmë me detyrim, është shumë i ulët.
‘Në ligj është rekomanduar të bësh te detyrueshëm deklaratën e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Janë rreth 14 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë territorit dhe e kanë kryer këtë detyrim. Qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ta tregojnë në E-Albania se ku jetojnë. Mund ta tregojnë me një faturë uji apo dritash. Çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton”- u shpreh Balla.
Sipas një projektligji të përgatitur, por që ende nuk ka kaluar në Kuvend, Shqiptarët jashtë vendit që nuk deklarojnë vendbanimet e tyre, 6 muaj pas hyrjes në fuqi, nuk do të mund të marrin shërbimet e Gjendjes Civile.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani! Bashkëshortja e tij: Do të na mungosh pafundësisht
9 Mars, 19:51
-
Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
5 Mars, 15:09
-
Balla takim me vlonjatët në Athinë, ftesë për panairin e punës: Edhe më skeptiku prej jush, nesër do ta mendojë seriozisht mundësinë e rikthimit
1 Mars, 21:53
-
Vota e Diasporës/ Balla thirrje emigrantëve nga Janina: Regjistrohuni se dhe 3 ditë kanë mbetur, kujdes me gabimet
1 Mars, 12:15
-
Berisha lexon në Kuvend biseda të pretenduara në SkyECC të dosjes ‘Toyota Yaris’: 'Implikohet Balla'! Por, si ranë në duart e ish-kryeministrit? Janë reale apo një shpikje e tij?
27 Shkurt, 11:47
-
Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot 'delja e zezë' e Europës, synimi ynë, destinacion turistik jo vetëm për verën
24 Shkurt, 19:56
-
Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe
23 Shkurt, 13:37
-
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
22 Shkurt, 19:23
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës! Kreu i PD-së ironi me 'Djathtas 1912': Ka parti Alibeaj? Idrizi, aleat i çmuar
21 Shkurt, 14:09
-
Ministri Balla merr pjesë në ceremoninë e festave kombëtare të Kuvajtit: Të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat!
20 Shkurt, 16:04
-
Balla takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë: Në fokus marrëdhëniet me dy vendeve dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE
20 Shkurt, 13:11
Normal qe nese duam shtet do e ndertojme, kam ama z nje kusht z Balla, na jepni te drejten te votojme dhe deklarojme Adressat ne emigrim, jo vetem cfare ju intereson Juve bythetrasheve te politikes
PërgjigjuVazhdojnë metodat "vullnetar me polic"!
PërgjigjuO karafil, po t‘i regjistro njehere vendbanimet e atyre qe i ke brenda Shqiperise. Mos u merr me ne se neve ka kush na regjistron ketu ku jemi.
PërgjigjuOr minister thua se mbas 6 muajsh ne qoftese nuk ke dlelaruar vend banimin ,nuk ke sherbime ,or trap shiko ata te E -Albania nuk jane korekt ,kam nja 10 here qe mundohem te rregjistrohem nuk jane fare te qarte ,por si puna ime jane me mijera
PërgjigjuKy ligj duhet te dergohet ne gjykaten nderkombetare pasi dalja e te dhenave cenon te drejtat e individit per privatesine!
Përgjigju