Ministri i Brendshëm mbledh krerët e Policisë së Shtetit: Të vendosur ndaj luftës anti kanabis, brenda viti nis kontrolli i territorit me satelit dhe dron

TIRANË- Nga mesi i këtij viti territori i vendit tonë do të vëzhgohet nga satelitët, ç’ka do të ndihmojë edhe Policinë e Shtetit në luftën kundër kanabisit. Lajmi u bë më dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi me takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Ministri bëri me dije se në fund të viti gjithashtu në dispozicion të policisë do të vihen edhe dronët.

Duke u ndalur në detaje, Çuçi tha se satelitët do të shërbejnë për të kontrolluar territorin gjatë gjithë kohës me pamje, ndërsa fokusi do të vendoset sidomos tek vendet problematike që mund të përdoren për kultivimin e kanabisit.

“Ne do vazhdojmë edhe këtë vit që luftën kundër kanabis ta kemi prioritet absolut në punën e përditshme. Besoj që këtë vit të fillojmë me këtë risi pjesën e kontrollit të territorit, besoj nga mesi i viti do kemi shërbimin satelitor që do na prodhojë në mënyrë periodike, gati të përditshme foto të gjithë territorit të Shqipërisë ato ku duam ne që i quajmë si më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër që mund të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti dhe me shpresë që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dron. Me satelit është më i thjeshtë procesi, besoj do fillojë nga mesi i vitit”, tha Çuçi.

Ai kërkoi nga drejtuesit e Policisë së Shtetit që të mos tolerojnë asnjë presion të mundshëm politik të çfarëdo niveli qoftë për të toleruar kultivimin e kanabisit.

“Presionin politik për të mbyllur një sy apo për të toleruar diku e keni zero. Nga ministri apo kryeministri as që nuk diskutohet. Por çfarëdolloj sinjali sado të tërthortë që mund të merrni nga çdo faktor politik sado i lartë të jetë duhet ta refuzoni me forcë dhe të më bëni me dije mua drejtpërdrejt. Nëse i shkon nëpërmend njeriut të mbyllë një sy në lidhje me këtë gjë, do t’i shkatërrohet karriera. Dua që gjithsecili këtu ta kuptojë kështu siç e thashë unë. Ju lutem shumë të mos bëjë gabim njeri që të tolerojë apo mbyllë sytë”, theksoi Ministri i Brendshëm.

I pranishëm në takim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, shprehu vendosmërinë për tolerancë zero ndaj këtij aktiviteti kriminal. 

“Në analizat që kemi zhvilluar në drejtoritë vendore të policisë, porosia ka qenë e qartë. Do të qëndrohet fort për çdo rast ku do të ketë abuzim, mosveprim apo më keq akoma implikim të punonjësve të policisë apo çdo drejtues strukture në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Unë ju garantoj që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e gatshme dhe do të monitorojë çdo aktivitet, do të bashkëpunojë me çdo institucion ligjzbatues dhe të inteligjencës, me qëllim që të minimizojë këtë problematikë”, tha Nano.

Lëshimi i satelitëve 'Albania1' dhe 'Albania2' në orbitë është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, ndërsa ai ka thënë se muajin mars do të lëshohet sateliti ‘Albania1’.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja