Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së të përfshira në këtë platformë. Në fokus të diskutimeve ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe migracionit të paligjshëm.
“Teksa falënderova Gjermaninë për të gjithë angazhimin e palëkundur që ka pasur në këtë iniciativë të rëndësishme, riafirmova qëndrimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes në tregun e punës, kapitalit dhe mallrave. Ne kemi qenë pionerë të bashkëpunimit rajonal prej momenteve të para të Procesit të Berlinit dhe kemi avancuar me nënshkrim të marrëveshjeve në nivel bilateral e trilateral”, shprehet ministri Çuçi.
Sa i përket migracionit të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, u vlerësua roli i Shqipërisë në përballimin e flukseve migratore që kanë për destinacion final BE-në, por përdorin si tranzit vendin tonë dhe shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Megjithatë duhet të bashkërendojmë punën në vijimësi për të forcuar luftën kundër kontrabandimit të klandestinëve, si dhe të rrisim më tej bashkëpunimin në përballjen me krimin e organizuar dhe për riintegrimin e personave të kthyer nga zonat në konflikt”, thotë ministri Çuçi.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pati një takim edhe me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, e cila në fillim të muajit tjetër do të jetë në Shqipëri.
“Për dy ditë Tirana ka për të qenë kryeqyteti i punëve të brendshme BE-Ballkani Perëndimor. Të bashkojmë përpjekjet dhe të ndajmë përvojat më të mira, për një mjedis më të sigurt për qytetarët tanë, për familjet tona, për fëmijët tanë”, shprehet ministri Brendshëm, Çuçi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
14 Shkurt, 10:58
-
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
13 Shkurt, 10:46
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05
-
Hoxha: Bashkëpunimi me BE në luftën kundër krimit dhe migracionit është më i fortë se kurrë
11 Shkurt, 14:17
-
Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë, në vend të dytë turizmi në bregdet
7 Shkurt, 14:45
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Anketimi, 82% e qytetarëve ndihen të sigurt, 65% i besojnë policisë! Rama: Ta mbrojmë nga baltosja! Më shumë transparencë e llogaridhënie! Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur
31 Janar, 11:24
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17