/ATSH/.- Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, gjatë qëndrimit në një vizitë zyrtare në Itali, është pritur dje në Romë nga Angelino Alfano, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Italisë.
Në një takim të gjatë e shumë miqësor, dy ministrat kanë biseduar dhe kanë trajtuar një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë, në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Itali, thekson njoftimi i derguar sot nga Ministria kosovare.
Duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Italisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit, ministri Hyseni ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha rrafshet e shtet-ndërtimit dhe sidomos tani për bashkëpunimin e ngushtë midis dy shteteve për tu përballuar me sfidat e shumta në rrafshin e sigurisë dhe rendit.
Dy ministrat biseduan në hollësi për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe masat dhe veprimet që duhet bërë për luftimin efikas të tij. Koordinimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i informatave është thelbësor në këtë plan, u tha në takimin e dy ministrave. Ata u pajtuan që Italia dhe Kosova të bashkëpunojnë ngushtë në luftimin e krimit.
Migrimi ilegal drejt zonës Shengen i qytetarëve të Kosovës ishte po ashtu temë e bisedës midis ministrit Hyseni dhe ministrit Alfano. Ministri Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve. Qeveria e Republikës së Kosovës në anën tjetër do të adresojë në afat të gjatë shkaqet e migrimit ilegal, tha ai.
Çështje tjetër e veçantë që u trajtua nga dy ministrat ishte edhe terrorizmi global dhe ekststremizmi i dhunshëm. Kosova dhe Italia do të bashkëpunojnë ngushtë në përpalljen dhe luftimin e këtyre të ligave që tejkalojnë kufijtë nacional të shteteve veç e veç.
Ministri Alfano falënderoi ministrin Hyseni për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij të thellë për marrëdhëniet e afërta midis dy shteteve, duke theksuar gatishmërinë e tij dhe të Italisë për të bashkëpunuar edhe më tutje në çështje tjera me interes të veçantë, sikurse është terrorizmi global dhe ekststremizmi i dhunshëm.
Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Italisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor. Kosova duhet të anëtarësohet në këta mekanizma sa më shpejtë, sepse kjo i kontribuon paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon, u tha mes tjerash ne takimin e sotëm të dy ministrave në Romë.
/Shqiptarja.com