Ministri i Brendshëm vizitë në Athinë: Menaxhimi i flukseve migratore nga Lindja e Mesme dhe Afrika një sfidë e përbashkët

Ministri i Brendshëm vizitë në Athinë: Menaxhimi i flukseve migratore nga Lindja e Mesme dhe Afrika një sfidë e përbashkët

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi. Ditën e sotme është takuar me ministrin për Migracionin dhe Azilin, Notis Mitarachi.

“Diskutova për çështje të ndryshme që prekin emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi si komuniteti më i madh i të huajve në shtetin helen dhe me një kontribut të madh në ekonominë vendase dhe rol të jashtëzakonshëm në afrimin e dy popujve tanë”, shprehet ministri Çuçi.

Temë tjetër e diskutimit kanë qenë edhe flukset migratore që vijnë prej vendeve Afrikës apo Lindjes së Mesme.

“Si portë hyrësë për në BE, Greqia përballet e para me këto flukse dhe realisht ka mbajtur një peshë të madhe, ndërsa Shqipëria si vend tranzit bën pjesën e vet për t’i prerë rrugën këtyre lëvizjeve që mobilizojnë krimin e organizuar. Misioni FRONTEX dhe bashkëpunimi me palën greke për forcimin e kontrollit të kufijve kanë dhënë një impakt të jashtëzakonshëm”, thotë ministri Çuçi.

Në vijim të takimit ai tha se Shqipëria mirëpret gjithashtu ekspertizën e lartë greke në përgatitjen e planeve të kontigjencës dhe zbatimit të programeve të BE për emigrantët.

Siç njofton zyra e shtypit,Çuçi risolli në vëmendje të ministrit grek të Migracionit dhe Azilit qasjen e Shqipërisë për dhënien e statusit të mbrojtjes së përkohshme sipas direktivës së BE-së për shtetasit afganë që lanë vendin e tyre, por edhe për ukrainasit që detyrohen të largohen për shkak të luftës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht