Belgjika: Shqipëria të njohë dënimin me 22 vite burg për të ‘fortin’ e Shkodrës Safet Bajri

Belgjika: Shqipëria të njohë dënimin me 22 vite burg për të ‘fortin’ e Shkodrës Safet Bajri

Safet Bajri

Arrestimi i Safet Bajrit në Tiranë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, sidomos në Belgjikë, pasi shqiptari është i dënuar me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale. Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens është shprehur se  do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin.

Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve. Por, sipas medieve belge, kjo marrëveshje jo gjithnjë ka funksionuar, pasi dënimet nuk konvertohen automatikisht.

Mediat belge kujtojnë rastin e Mark Frrokut, që sipas tyre në vitin 1995 u dënua me 10 vite burg në Belgjikë për përfshirje në një vrasje, u arrestua në Shqipëri, por u lirua në fund në vitin 2017.

Mbrëmjen e së premtes policia dhe prokuroria gjatë një operacioni në Tiranë dhe në Shkodër arrestuan në total 11 persona, mes tyre edhe Safet Bajrin të kërkuar nga Belgjika. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen  në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.





Lajmi ne mediat belge per Safet Bajrin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kansas City: 24/09/2018 12:21

    Shqiperia te nenshkruaje marreveshje ekstradimi me Belgjiken se gjerat fillojne dhe harrohen pas ca vitesh..............

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë