Ministri i Drejtësisë në Poloni shfaqet me pistoletë në brez: E kam për vetëmbrojtje

Ministri i Drejtësisë në Poloni shfaqet me pistoletë në brez: E kam për vetëmbrojtje

Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro

POLONI- Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro është fotografuar teksa mban një armë në brez dhe kjo ka shkaktuar shumë zemërim në rrjetet sociale.  Ziobro ishte duke vendosur një kurorë me lule në një ceremoni në Poloninë qendrore kur u zbulua se mbante një pistoletë Glock.

Ziobro tha në një konferencë shtypi të martën se ai mori lejen për të pasur një armë pasi disa vite më parë një bos i krimit të organizuar kishte bërë thirrje për vrasjen e tij. Burri, i identifikuar vetëm si Jan S., ndodhet prej disa vitesh në paraburgim dhe gjykimi ndaj tij është duke u zhvilluar. Ai tha se nuk e mban armën gjatë gjithë kohës.

"Si çdo qytetar, unë kam çdo të drejtë të përdor mjete që garantojnë siguri për mua dhe familjen time," tha Ziobro.

Nga kjo gjë, kritikët kanë ngritur pikëpyetje se përse duhet që një ministër të vetëmbrohet kur mund të ketë një staf që mund ta bëjë këtë.

Polonia, si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ka rregulla strikte për blerjen e armëve dhe shumë pak njerëz lejohen t'i zotërojnë ato ose t'i mbajnë ato në publik. 

Ziobro, 52 vjeç, është kreu i një partie të vogël në koalicionin konservator në pushtet dhe ka pikëpamje të forta, duke përfshirë mbështetjen për dënimin me vdekje. Ai është autor i ndryshimeve në sistemin e drejtësisë që e kanë vënë Poloninë në një rrugë përplasjeje me BE-në 27-vendesh.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale