Ministri i Drejtësisë rendit 10 prokurorët e gjyqtarët miliarderë të shkarkuar nga vettingu: Të hetohen, nuk kishin asnjë burim financiar

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vettingu, të cilët kanë bërë miliarda lekë në kurriz të drejtësisë.

‘Po ju jap disa shifra, kjo është e dhimbshme, rezulton se nga 197 prokurorë e gjyqtarë  të larguar dhe 50 të dorëhequr nga frika e vetingut, po u rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve që kryesojnë listën dhe mua askush s’më thotë dot pa e hetuar drejtësia e re, se nga e kanë vënë këtë pasuri që nuk e justifikojnë dot .

Subjekti i parë me 857 mln lekë të vjetra të pajustifikuara, ose 714 euro, që në jetën e vet ka bërë vetëm punën e prokurorit, ta hetojë drejtësia e re sepse për këtë e ngritëm. 800 mln lekë të vjetra subjekti i dytë, ky jo vetëm mungesë burimesh por ka ngel dhe te pastërtia e figurës, lidhje me botën e krimit të organizuara.

691 mln lekë të vjetra tjetri. 600 mln lekë të pa justifikuara,  por ky rezulton i lidhur me subjektin e pestë, se janë bashkëshortë, 550 mln lekë të vjetra ka bashkëshortja. 460 mln lekë tjetri dhe e mbyll i 10 në listë me 129 mijë euro. Doni me apartamente? 13 apartamente, shpi, dyqane, vilë, është larguar nga vetingu. Tjetri 3 vila, janë vendime këto nuk po i them unë.

10 pasuri tjetri, ndërsa një subjekt tjetër jo vetëm që ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh por ka ndërtuar dhe vilë pa leje në tokën e dikujt tjetër, dhe më lejoni miq, se ne kemi një kuadër ligjor të ashpër për ndërtimet pa leje, drejtësia jonë e re ka dënuar dhe për një avlli pa leje, ky ka kryer dhe vepër penal. Po kjo pse nuk fillon kryesisht? Të qepen mbrapa me shku një kallzim me të kap 22 prokuroritë e vendit për ndërtim pa leje dhe në fshatin më të thellë, me rrënje e degë ta zbardhin çështjen për katër ditë. Drejtësia jonë e re ka dënuar për një avlli, ndërsa një prokuror që ka ndërtuar pa leje, pse nuk fillon një hetim.’- tha Manja.


Lajmi kryesor:

Rama: Të kërkosh më shumë nga drejtësia s'është presion! Ne nuk mund të presim parashkrimin e krimeve e të shpëtojnë ata që i vodhën miliarda shqiptarëve


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës